E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme dhe afatgjata ekonomike

 

Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka paralajmëruar për pasoja të tmerrshme dhe afatgjata, nëse Kongresi nuk ‘shkund’ dollarët për ekonominë. Sipas AP, Obama ka bërë një thirrje urgjente për miratimin e propozimit të tij me shpenzime kolosale, në fjalimin e parë që pas zgjedhjes së tij si president në muajin nëntor. “Me pak fjalë, një situatë e keqe mund të bëhet dramatikisht më e keqe nëse Uashingtoni nuk bën aq sa na duhet për të parandaluar përhapjen e krizës, tha Obama duke komentuar një raport ekonomik, i cili tregon një situatë të zymtë në perspektivën e zhvillimit ekonomik. Që pas zgjedhjes së tij çështjet presidenciale ishin ende nën kujdesin e Xhorxh Bush, si ato të Politikës së Jashtme  dhe Lindjes së Mesme. Por, në situatën e urgjencës ekonomike ai ka qenë shumë i angazhuar, sidomos për të gjetur mbështetje për planin e tij, i cili parashikon punësime, zhvillim të ekonomisë dhe investime afatgjata. “Nuk besoj se është shumë vonë për të ndryshuar kurs, por do të jetë vonë, nëse nuk veprojmë sa më shpejt që mundemi”, tha Obama duke kujtuar dyfishimin e shkallës së papunësisë dhe humbjen e aktivitetit ekonomik në shifrën 1 trilion dollarë. Kjo situatë të çon në skemën e Depresionit të Madh në vitet ‘30. Kompanitë dhe konsumatorët po bien nën forca negative nga shkatërrimi i tregjeve, ngërçi global i kreditit dhe kriza më e rëndë financiare që në vitin 1930. Recesioni, i cili ka nisur në dhjetor 2007, është më i gjati i dekadave të fundit.”Në këtë moment vetëm qeveria mund të sigurojë zhvillimin e shpejtë e të nevojshëm për të na nxjerrë nga një recesion kaq i thellë dhe i ashpër”, tha ai. Kabineti i tranzicionit i Obamës dhe liderët demokratë të Kongresit po punojnë çdo ditë për të gjetur paketën e zgjidhjes, e cila deri tani ka përfshirë 800 miliardë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›