E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gazprom” në Bruksel, kërkon monitorues

 

Në Bruksel liderët e vendeve evropiane dhe udhëheqësit e kompanive të gazit nga Rusia dhe Ukraina janë bashkuar për të diskutuar mbi mospajtimet lidhur me çmimin e gazit, të shkaktuar nga ndalimi i furnizimit me gazin rus në Evropë, nëpërmjet gazsjellësit në Ukrainë. Një ditë më parë shumë shtete evropiane nuk kanë marrë gaz nga Rusia nëpërmjet të Ukrainës, duke u përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, përfshirë edhe racionalizimin e përdorimit të gazit. BE-ja ka paralajmëruar se nëse ky mospajtim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk zgjidhet shpejt, kjo do ta dëmtonte besueshmërinë e të dy vendeve si partnerë biznesi. Udhëheqësi i kompanisë gjigante ruse “Gazprom”, Aleksei Miller, tha se furnizimi me gaz për vendet e Evropës do të vazhdojë pas vendosjes së monitoruesve të pavarur, për të garantuar se gazi po shkonte në Evropë. Miller njoftoi se i ka dhënë presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, protokollin për vendosjen e monitoruesve. Nga ana tjetër, udhëheqësi i firmës ukrainase “Naftogaz”, Oleh Dubina, ka thënë se Ukraina do të garantojë transferimin e gazit për në Evropë, atëherë kur Rusia do ta vazhdojë furnizimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›