E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja, fitorja me korçarët u rikthen kreun e së Parës

Albania-Sport - Besëlidhja ka ngadhënjyer në duelin e Kategorisë së Parë me kryesuesen e deritanishme, Skënderbeun, duke fituar me një gol të vonshëm të Zenunit dhe duke rigjetur kreun e renditjes. Zenuni ka dërguar në rrjetë një top nga një goditje e lirë, duke cuar në delir skuadrën vendase dhe duke ndëshkuar korcarët.
Deri në ato caste, ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me raste për të dyja skuadrat. Korcarët kanë goditur edhe shtyllën horizontale të portës lezhjane në minutën e dytë shtesë, por pa rezultat. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të kësaj kategorie, të luajtur sot, Laci mposhti Adën 2-1 në Kamëz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›