Me lojë kolektive deri te fitorja

Kumanovë - Të dielën në Kumanovë, skuadra e Bashkimit si nikoqir do të zhvillojë ndeshjen kundër Pobedës së Prilepit. Kumanovarët pas largimit të disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar, ka arritur megjithatë të freskojë ekipin me futbollistë të rinj si nga shkolla e futbollit, por edhe nga Kosova. Në kampin zigjelbër takimin me Pobedën e presin me optimizëm edhe pse janë të vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit.
"Na pret një ndeshje e vështirë, sepse Pobeda është skuadër me kualitete, dhe është përforcuar mjaftë gjatë afatit kalimtar. Mirëpo edhe ne kemi bërë përgatitje të mira dhe në radhët tona kemi sjell disa lojtarë cilësor", thotë Maxhuni. Ai më tej shton se me një lojë kolektive dhe me angazhimin e lojtarëve dhe ndihmën e publikut do të fitojnë përballjen me prilepasit.
"Jemi të kompletuar për këtë ndeshje, nuk na mungon asnjë lojtarë, prandaj presim lojë të mirë dhe më i miri le të fitojë", vijoi ai.
Formacioni: Ajdini, Antonijeviq, Hoxha, Shabani, Bishevac, Kukaj, Banduliev, Trenovski, Alimi, Tripunovski dhe Limani
Rijad Murati