E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vioresin Sinani, dygolëshi që shuan shpresat e Shkumbinit

Albania-Sport - Sulmuesi shkodran i Tiranës, Vioresin Sinani, duke se ka lënë pas hijen e bashkëqytetarit të tij, tashmë të larguar për në Austri, Hamdi Salihit, duke shënuar një dygolësh që e ngjit atë në kuotën e 17 golave në Kategorinë Superiore. Për më tepër, fitorja 2-1 që kryesuesja aktuale e kampionatit, Tirana, korri sot pasdreke në Peqin, është mjaft e rëndë për skuadrën vendase, e cila tashmë rrezikon edhe më tepër mbijetesën në Kategorinë Superiore.
Në fakt, Sinani ka bërë të heshtte fusha sportive e qytetit të vogël 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur ka finalizuar me sukses një aksion të bardhebluve dhe, vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, shkodrani ka përcjellë në rrjetë me kokë një top të harkuar nga Klodian Duro. Ndonëse lushnjari Albano Byzhyti ka shkurtuar largësinë e golave për vendasit, duke realizuar në minutën e 67-të, kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e peqinasve që tashmë e kanë të prekshëm realitetin e rënies nga kategoria.
SHKUMBINI - TIRANA 1-2
Shenues: Albano Byzhyti 67'/ Vioresin Sinani 41', 46'
Gjyqtarë: L. Jemini, S. Avdo, E. Miho
Fusha Sportive, Peqin
BILANCI MIDIS EKIPEVE
32 ndeshje; 1 fitore Shkumbini, 6 barazime, 25 fitore Tirana. Golat: 26-68
• Fitorja e fundit e Shkumbinit: 1-0, më 04.02.1995
• Barazimi i fundit: 2-2, më 11.11.2006
• Fitorja e fundit e Tiranës: 1-2, më 03.03.2007
KURIOZITETE:
• Tirana ka humbur vetëm 1 herë në ballafaqimet me Shkumbinin në 32 përballjet midis tyre. Fitorja e vetme e peqinasve 1-0 daton, më 4 shkurt 1995.
• Shkumbini në dy vitet e fundit ka "ekzekutuar" dy trajnerë të Tiranës: italianin Leonardo Menikini pas barazimit 4-4 (sezoni 2005-2006) dhe Mirel Josën pas barazimit 2-2 në fazën e parë.
• Vioresin Sinani me dy golat në ndeshjen Shkumbini-Tirana e coi numrin në 3 të golave të shënuar kundër Shkumbinit. Sinanin realizoi edhe golin e parë të fazës së parë në Tirana-Shkumbini 2-2. Golat e tjerë në atë ndeshje mbajnë firmat e Nevil Dede 24' dhe Erion Rizvanolli (5') e Klement Xhyrës (78').
• Vioresin Sinani u ngjit në kuotën e 17 golave në kampionat. Sinani ka shënaur në dy ndeshjet e fundit: ndaj Flamurtarit (2-0) dhe Shkumbinit (1-2)
• Dy golëshi i shënuar ndaj Shkumbinit është i 2 për Sinanin. Sulmuesi ka shënuar 2 gola në Dinamo-Tirana 1-2 (Java 15).
• Lushnjari Albano Byzhyti i Shkumbinit u ngjit në kuotën e 4 golave. Më parë kishte shënuar kundër Elbasanit (3-0), Vllaznisë (3-1) dhe Flamurtarit (1-1).
• Për Shkumbinin kjo ishte humbja e 14 sezonale dhe 7 e konsideruar në shtepi (Shkumbini zhvilloi 5 ndeshje në fushë asnjanjëse), ndërsa për Tiranën bëhet fjalë për fitoren e 15 dhe të 5 në transfertë.
• Tirana do të jetë koka 1 e serisë për fazën e tretë, ndërsa Shkumbini mund të jetë ai me numër nr.12. Nëse do të ndodhë kështu (në pritje të rezultatit të takimit Kastrioti-Luftëtari) atëherë dy ekipet do të përballen në javën e parë të fazës së tretë (java 23), më 10 mars 2007 në stadiumin "Qemal Stafa" të kryeqytetit.
Statistikat nga Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›