Terrorizon fshatin me armë, kapet
Terrorizon fshatin duke qëlluar në ajër me armë zjarri, prangoset një 48-vjeçar nga fshati Mazrrek i Komunës Guri i Zi në Shkodër. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se rreth orës 14.30 të ditës së djeshme, Luigj Rroku ka krijuar panik te banorët e zonës, pasi ka qëlluar disa herë me armë në ajër. Forcat e policisë kanë shkuar në fshat pas njoftimit me telefon nga banorët. Rroku i është përgjigjur pa rezistencë thirrjes së policisë. Gjatë ndalimit, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik model 56 dhe një krehër me fishekë. Sipas policisë, mendohet se 48-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Ndaj të ndaluarit janë ngritur dy akuza, ajo e "prishjes së rendit dhe qetësisë publike" dhe "armëmbajtje pa leje".
Ar.Ho.
Ar.Ho.