E Diel, 1 Nëntor 2026

Besjan Pesha: “Opozita dha shembull negativ në përdorimin e situatës”

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha, ndërsa falënderoi qytetarët për solidaritetin e treguar në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, u shpreh dje gjatë një deklarate për mediat se shembullin më të keq e dha opozita. “Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, por veçanërisht ata mijëra të rinj nga e gjithë Shqipëria, të cilët i janë përgjigjur me pozitivitet thirrjes së qeverisë për solidaritet me familjet e përmbytura. Ky lloj solidariteti i treguar është një shembull jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por edhe një shenjë se Shqipëria dhe shqiptarët janë gati për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane. Ndërkohë që një shembull krejt i kundërt dhe negativ na vjen nga opozita shqiptare, e sidomos nga kryetari në largim, z. Rama”, - është shprehur Pesha. Ai u bëri thirrje shqiptarëve “që të mos e marrin seriozisht këtë njeri të paqëndrueshëm, i cili jo vetëm është duke tentuar të na prishë imazhin të gjithëve si komb, por edhe tenton me çdo kusht të nxjerrë përfitime aty ku ka vend vetëm për humanizëm dhe solidaritet”.

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›