E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hage,transferohet çështja e parë

19/05/2005  Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë kanë referuar një prej çështjeve të tyre në gjykatën e re për krime lufte në Bosnjë. Kjo shënon herën e parë që një çështje transferohet në jurdidiksionin e një vendi të caktuar. Çështja është ajo e një serbo-boshnjaku, Radovan Stankovic, që akuzohet për skllavërimin dhe përdhunimin e vajzave dhe grave myslimane në Foçë, në lindje të Sarajevës, pasi qyteti u mor nga forcat serbe në vitin 1992. Dhoma Boshnjake për Krime të Luftës u hap në muajin mars në Sarajevë. Prokurorët i kanë kërkuar Gjykatës së Hagës të transferojë në gjyqet e Ballkanit rastet e të paktën 18 personave që ndodhen atje. Stankovic nuk e ka pranuar transferimin, duke thënë se Bosnja nuk i siguron dot një gjykim të drejtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›