Sandri shpjegon arsyet pse doli në emisionin e FevziutNga Antena brenda familjesDje në mbrëmje telefoni i redaksisë sonë nuk pushonte. Qindra njerëz merrnin në telefon dhe na kërkonim të kthenim televizionin te TV Klani se kishte dalë Sandri. Nuk u
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri shpjegon arsyet pse doli në emisionin e FevziutNga Antena brenda familjesDje në mbrëmje telefoni i redaksisë sonë nuk pushonte. Qindra njerëz merrnin në telefon dhe na kërkonim të kthenim televizionin te TV Klani se kishte dalë Sandri.
Nuk u besohej që ishte i gjallë. Shumë prej tyre ishin shumë të çuditur për fjalorin e Sandrit. Megjithëse ai bënte kujdes të përdorte fjalët banale, kur vinte puna tek etika, nuk e mbante dot veten. Telefonuesit, sapo u hapnim telefonin, shprehnin çudi, se ai ishte tamam si tek “Antena”. Por më i çudituri nga gjithë çfarë kishte ndodhur ishte vetë Sandri. Gjatë kohës që ishte në emision, disa herë regjia shmangte pamjet nga paneli përballë, pasi ata i kapte e qeshura për shkak të fjalorit të Sandrit. Kjo e nervozoi aq shumë Sandrin, sa, kur mbaroi emisioni, i tërbuar iu turr kameramanëve dhe regjisë.
- Unë ju q.. robt! Me mua nuk tallni dot bythën ju. Pse, ju do t’u jap llogari unë si flas?! Se ma thanë dhe ata k... që kisha në studio, mos m’u drejtoni me “Ti”. Ata janë ca bole, që më harxhojnë paratë kot duke i ftuar në emision. Po ç’t’i bëj atij të gjatit, se s’më dërgon njeri, se ua tregoja unë qejfin.
Punonjësit e shkretë kafshonin buzën për të mbajtur të qeshurën dhe ulnin kokën që të mos kuptohej se po qeshnin.
I tërbuar nga punonjësit, iu drejtua Fevziut.
- Këta k… që kemi në punë marrin paratë e mia dhe bëjnë dhe si intelektualë, demek u vjen zor nga fjalori im..
- Po le ata o Sandër, ç’ke me ata? Shumë mirë ishe ti. Ore se kjo punë është bërë skandal. I teket një lideri opozite dhe nuk shkon në parlament pa pasur asnjë të drejtë. Kjo është shumë skandal në fakt. Dhe këta të huajt që flas unë, skandal thonë.
- Ça të bëj që s’ishte ndonjë deputet socialist aty, se ia kisha q… robt. Se ata tre që ishin, ishin kot, se ata s’janë as deputetë. Ja të pyes një herë doktorin si i është dukur. E mori në telefon.
- Mirë t’u duk? I vura ndonjë çikë përpara apo jo?
- Sandër, shumë mirë fole. Dhe ata dy të tjerët mirë folën. Dhe Lubonja ishte mirë. Po ti ishe më mirë. Shiko, ca gjëra duhen thënë ashtu drejt. Dhe raportin e OSBE e lexove shumë mirë. Shiko Sandër, ka shumë rëndësi të kapësh gjërat kryesore kur flet dhe ti i kape gjërat kryesore. Ajo që thonë ata, që një e treta e votave është numëruar keq dhe shumë keq, ajo s’ka pikë rëndësie. Është numëruar mirë apo keq, s’ka rëndësi. Rëndësi ka që është numëruar. Të mirat dhe të këqijat i ndajmë bashkë. Ti fole shumë mirë.
- E mirë, se isha në merak. Në fakt isha përgatitur t’i bëja mut, po ata të tre ishin kot, ç’i doje ata. Se këta janë mësuar me këta deputetët e tu që nuk flasin, rrinë si pula. Se m’i ngritën nervat dhe këta analistët e k… që kemi ne. Se këta bëjnë si të mençur shumë. Ore atij i duhet thënë troç, eja në Kuvend se të q… robt. S’e kuptoj si rrinë këta të tutë. Nuk flet asnjëri. Dhe kur mblidhet parlamenti, sikur kanë ndonjë vaki duket. Nuk guxon asnjë të bëjë asnjë deklaratë.
- E di Sandër, e di, po tani s’ke ç’bën. Ja, ti fole, nuk është pak. Se tani ti e di, ata ashtu janë. Ishe shumë mirë. Dhe Lubonja ishte shumë mirë. Dhe Fevziu e mbajti mirë emisionin, d.m.th., u dha shumë prioritet fakteve tuaja që ishin të pamohueshme. Në fakt ka pasur shumë efekt. Më kanë marrë njerëz nga të gjitha anët, më thanë që “këtë Sandrin ta kishe bërë ministër të Brendshëm”. U thashë, mos kini merak se ia lashë Ministrinë e Brendshme, dhe më tha: “Më duhet Luli”. Tani Sandër, kjo punë kështu është, duhet me qëndrue. S’kemi ç’bëjmë.
- Jo mo, unë i q… robt, po ç’t’u bëj këtyre gazetarëve k... që kam. Le këta analistët që s’i duroj dot. Ndaj dola vetë sonte. Se më thoshte Fevziu: “Nuk gjej dot asnjë analist që të sulmojë opozitën për hapjen e kutive. Janë dakord me hapjen e kutive, po s’janë dakord me Ramën. Deri këtu gjej”, - më tha. Vij unë thashë, i q… robt. As e rruaj fare. S’jam legen unë si këta. As e rruaj fare nga ai. Tani dhe lejet e ndërtimit i mora.
Aty pas Qemal Stafës, te Klani i vjetër, fillova të prish ndërtesën, të filloj ndërtimin me Samirin. Lejet e tjera i kam me ty, as e rruaj fare për atë.
- Sandër, doli shumë mirë. Nuk di si iu duk Fevziut, po doli shumë mirë.
- Fevziut shumë mirë mo iu duk. Ja foli se e kam këtu.
- Mirëmbrëma doktor, - tha Fevziu. - Shumë mirë doli. I shpartalloi ky Sandri mo burrë. Kot s’e bën ministër Shteti në vend të Genc Pollos..
- Blendi, tani ti e di që numri 2 nuk dihet kurrë kush është, veç dihet që nuk është numri 2. Kështu që e kupton vetë ti.
- Ishte shumë mirë në fakt. Më kanë ardhur mesazhe nga gjithë bota, e kanë parë emisionin dhe të gjitha janë pro Sandrit. Se ky është skandal mo burrë. Fola sot me këta të Komisionit Evropian këtu, më thanë që do shqyrtohet nesër kjo kërkesa për aplikimin e Shqipërisë që ke dërguar në Pragë, por kjo situatë politike pengon shumë, më thanë. Fola qëparë me Fratinin, tha që “s’pengon asgjë, nesër miratohet”, - tha.
- Blendi, nuk është dhe aq e lehtë, po besoj se dikur do ta miratojnë. Në mos nesër, pasnesër. Po Sandri ishte shumë mirë.
- Po mo po, i vuri para ky ata. Këtë të kesh në qeveri, s’ke nevojë për të tjerë.