E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi vazhdon të mbajë të pushtuar ARMO-nNga TemaRezart Taçi vijon punën i pashqetësuar në ndërmarrjen ARMO, ndërsa në vend po shënohet një rast i paprecedent dhe i rrezikshëm, kur shteti nuk përfillet publikisht dhe një biznesmen vijon të bëjë evazio

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Taçi vazhdon të mbajë të pushtuar ARMO-nNga Tema

Rezart Taçi vijon punën i pashqetësuar në ndërmarrjen ARMO, ndërsa në vend po shënohet një rast i paprecedent dhe i rrezikshëm, kur shteti nuk përfillet publikisht dhe një biznesmen vijon të bëjë evazion fiskal duke rrëzuar autoritetin e strukturave shtetërore.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka reaguar dje në lidhje me skandalin në fjalë duke thënë thjesht një fjali të përgjithshme se ligji do të zbatohet për të gjithë, pa përmendur këtu se një individ ka kapur shtetin duke e pranuar publikisht këtë gjë.

Bode tha se do hetohet i gjithë biznesi i madh, duke lëshuar kështu fjali pa kuptim, në një kohë kur ARMO po kryen një evazion fiskal prej dhjetëra milionë dollarësh.

Tatimorët nuk kanë guxuar të ndërmarrin asnjë hap ditën e djeshme, ndërsa në ndërmarrje ka vijuar puna. Ata janë mjaftuar duke thënë që do të padisin punëtorët për thyerje të ligjit.

Policia e Shtetit ndërkohë ka vijuar të mos veprojë për këtë shkelje flagrante. Ditën e diel, kur kësaj ndërmarrjeje iu vunë shiritat tatimorë, policia madje u tregua agresive duke sulmuar tatimorët. Më pas Policia e Shtetit në mënyrë të turpshme tha se nuk ka pasur konflikt, edhe pse gjithçka është e dokumentuar në kamera. Një ditë më pas kjo polici bëri sehir, ndërsa punonjësit hynë me forcë në ambientet e sekuestruara nga tatimorët.

Standardi i dyfishtë i policisë për çështjen “ARMO”

Ndërsa këto ditë pamë se si Policia e Shtetit vihej plotësisht në shërbim të biznesmenit Rezart Taçi, në rastin e parë duke e mbrojtur biznesin e tij nga tatimorët dhe në rastin e dytë duke mos vepruar aspak kur ndërmarrjet pushtoheshin me forcë, ndryshe ka ndodhur një vit më parë, kur policia përdorte standarde të tjera ndaj Taçit dhe vjedhjeve që po bënte ai.

Ja një rast kur policia bllokon mallin pa faturë të Taçit. Shkrimi është i datës 7 dhjetor 2008. “Lidhur me këtë fakt drejtuesit e kësaj policie, me kontratë të marrë nga Policia e Shtetit, konfirmojnë se mesnatën e kaluar nuk është lejuar të kalojë një tren me një sasi prej 360 tonësh karburant naftë. Sipas tyre, shoqëruesit (Taçi) të këtij treni i është kërkuar nga policia e objekteve fatura ku janë xhiruar paratë në bankë për pagimin e kësaj sasie karburanti, siç është vepruar zakonisht në këto raste, sipas policisë, por nuk ka pasur asnjë dokument ose mandat arkëtimi të lëshuar nga banka. Në këto kushte, policia nuk e ka lejuar të kalojë dhe për këtë ka vendosur edhe bllokimin e lëvizjes së trenit në destinacion, duke e ruajtur me policë deri në zgjidhjen e këtij problemi.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›