Besnik Sana jep dorheqjen dhe shfaqet në zyrat e PS

10/03/2005 Ikje e dyshimtë e shefit të Krimeve të Durrësit
DURRËS - Mbeten të paqarta motivet që e kanë shtyrë shefin e zyrës së luftës kundër krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, Besnik Sana, të jepte dorëheqjen.
Megjithëse dorëheqja mësohet se është arkivuar në ministri, dje Sana ka qenë në mëngjes, për 10 minuta në punë, dhe është larguar gjatë gjithë ditës. Zëdhënësja e policisë së kësaj drejtorie ka pohuar se Besnik Sana është shkëputur dje nga puna, për arsye familjare, ndërkohë që deklarohet se ai vazhdon të ushtrojë
detyrën.
Dorëheqja e dyshimtë e Besnik Sanës
Burime të sigurta të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se Sanës i është kërkuar të japë dorëheqje dhe kjo për të nxitur, në një farë mënyrë, edhe disa të tjerë, të piketuar që të largohen para fushatës, për t'u zëvendësuar me të besuarit socialistë.
Ndërkohë, Sana është parë disa herë këto ditë të jetë futur në zyrat e selisë lokale.
Të njëjta burime thonë se dorëheqja e Sanës nuk do të jetë e vetme në prag të afrimit të fushatës elektorale, pasi në ditët e ardhshme priten edhe të tjera dorëheqje, gjithnjë të diktuara politikisht.
Për dorëheqjen e tij, mësohet se nuk ka dijeni drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, kryekomisar Muharrem Bardhoci, i cili nuk ka arritur të kontaktojë zyrtarisht me Sanën. Dorëheqja e vartësit të tij i është dukur e papritur Bardhocit, pasi ai ka pohuar përmes zëdhënëses se marrëdhëniet e tij me Sanën kanë qenë institucionale. Zëdhënësja, e cila i referohet Bardhocit, deklaroi se Sana nuk ka paraqitur zyrtarisht para eprorit të tij asnjë kërkesë me shkrim, dhe as nuk e ka bërë gojarisht dorëheqjen para Bardhocit, ndërkohë që është pranuar se Sana ka komunikuar për vendimin e tij me organin e emërtesës.
Ndonëse jo shumë të sigurtë, burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se janë arsyet personale të Sanës, ato që e kanë shtyrë drejt kërkesës për t’u larguar nga Durrësi, por pa bërë të ditura se cilat mund të jenë këto arsye.
“Është e drejta e tij të jap dorëheqjen, ka thënë Bardhoci, dhe se një veprim të tillë ai mund ta deklarojë para tij, ose edhe në ministri”.
Megjithatë, sipas publikimeve zyrtare, përjashtohet mundësia e përplasjes mes Sanës dhe kreut të drejtorisë, ndërkohë që po
zyrtarisht është thënë se shefi i zyrës së luftës kundër krimit nuk ka shfaqur asnjë rezervë për eprorët e tij në Durrës dhe as vartësit, lidhur me detyrimet ligjore në luftë kundër krimit.
Ikja, rikthimi dhe riikja e Sanës
Emërimi i Besnik Sanës në krye të zyrës së luftës kundër krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në javën e parë të janarit 2005, u prit me reagime të forta, kryesisht nga opozita. Ajo ka qenë e para që ka shfaqur rezerva rreth risjelljes së Sanës në poste drejtuese, pasi ai ishte akuzuar për manipulime dhe shkelje të ligjit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, kohë që Besnik Sana ushtronte funksione të larta të policisë së shtetit në Qarkun e Durrësit. Sana, pas zgjedhjeve, është emëruar diku tjetër dhe është rikthyer në Durrës si i preferuar i socialistëve.
Risjellja në funksione të larta policore vendore e Sanës u cilësua nga opozita në Durrës si përpjekje e socialistëve për të
manipuluar zgjedhjet parlamentare të sivjetshme, që pritet të mbahen në verë.
Burime të brendshme të strukturave socialiste në Durrës kanë thënë se Sana, ashtu si dhe nëndrejtori i policisë së Qarkut, Arben Guri dhe shefi i komisariatit të policisë së Durrësit, Alfred Çepe, janë emëruar me kërkesë dhe ndërhyrje të strukturave politike lokale. Emërimet e janarit janë bërë në mënyrë të papritur dhe, sipas burimeve të besuara, për vendimin e ministrit Toska nuk ka pasur dijeni as drejtori i policisë së Durrësit, të cilit thuhet se nuk i është marrë asnjë mendim për rastin. Dorëheqja e Sanës vjen në një kohë që policia e Durrësit ka aktivizuar në terren shumë uniforma, për të zbardhur vrasjen dhe prangosjen e vrasësve të Klodi Saliut, dy javë më parë si dhe kapjen e shumë të shpallurve në kërkim.