E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërcënon motrën, prangoset nga policia

10/03/2005  Shkaku xhelozia

DURRËS - Një shtetas, me banim në fermën Sukth, të Durrësit, është arrestuar nga policia, pasi ai ka kanosur me thikë motrën e tij, si dhe e ka qëlluar me grushta, duke i shkaktuar plagë në trup. Viktima V.T., e datëlindjes 1987, është rrahur nga vëllai i saj për motive xhelozie, ka bërë të ditur policia, e cila në banesën e tyre ka bllokuar në cilësinë e proves materiale edhe disa fishekë luftarak.

Shtetasi Z.Toma 26 vjeç, është arrestuar në flagrancë dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprën penale të kanosjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›