Shpërthen bombola në rrezik pallati
10/03/2005 Digjet plotësisht një shtëpi
MIRDITË – Një bombol gazi për pak ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në qytetin e Rrëshenit. Pasditen e djeshme, një pallat pesëkatësh, vetëm pak metra larg komisariatit të policisë, mund të ishte përfshirë nga flakët, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, por ka qenë vëndimtare ndërhyrja e zjarrfikësave të Mirditës. Megjithatë, banesa e katit të parë, që i përket shtetasit Agron Senaj, ku ka ndodhur shpërthimi i gazit, është shkrumbuar totalisht, duke shpëtuar vetëm muret. Fatmirësisht ngjarja nuk ka patur viktima, megjithëse dy fëmijët e kësaj familje gjendeshin aty në momentin e shpërthimit të bombolës me gaz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 14.20, kur shtetasi Senaj sapo kishte blerë një bombol 5 kg, në një nga pikat e shitjes së qytetit. Bashkëshortja e kryefamiljarit tregon: “Sapo lirova rubinetin për të shtuar presionin e flakës, doreza e rubinetit, me gjithë aksin, më mbeti në dorë. Në moment në dhomë është shfaqur një flakë e madhe dhe mezi kam mundur që të dal në korridorin e pallatit”. Në këtë banesë, e cila duket se ishte e njërës prej familjeve më të varfëra në Rrëshen, nuk ka shpëtuar asgjë nga ajo çfarë i nevojitet një familjeje. Brenda dhomës duken vetëm mbeturina të rrobave dhe televizorit, frigoriferit, rafteve etj.