Rrihet në zyrën e tij, shefi i urbanistikës
10/03/2005 Policia e Sarandës ndalon agresorin
SARANDË - Goditet pë shkak të detyrës, shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 14.30 minuta në zyrën e urbanistikës në katin e parë të bashkisë së qytetit.
Shefi i kësaj zyre, Panajot Gunari, është goditur për shkak të detyrës nga shtetasi Genci Hyseni, banor i qytetit të Sarandës, bënë të ditur burimet e policisë lokale. Sipas policisë mësohet gjithashtu se pas denoncimit të bërë në prokurori nga titullari i urbanistikës, Panjot Gunari, u bë ndalimi dhe shoqqërimi i agresorit.
Policia bënë të ditur se kreu i urbanistikës së Sarandës është goditur për shkak të detyrës, por pa dhënë më tepër hollësi.
Panajot Gunari është emëruar në postin e drejtorit të zyrës së urbanistikës 15 ditë më parë. Ai zëvendësoi në këtë post ish-kreun e kësaj drejtorie, Niko Çollakun, i cili u shkarkua nga kjo detyrë me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Edomond Gjoka.
Është hera e parë që një titullar i Bashkisë Sarandë goditet për shkak të detyrës. Kjo ndodh në sektorin e urbanistikës, ku problemet me shitjen e trojeve dhe shesheve të ndërtimit janë të panumërta.