E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnikët e Amerikës

vijon nga numri i kaluar)
Treni më i ngadaltë i botës la
pas stacionin e Uashingtonit
në orën 8 të premten e 21 prillit
dhe erdhi në destiancion
në Çikago në orën 10 të 3 majit, duke
udhëtuar me një shpejtësi prej tetë kilometrash
në orë. Duheshin 13 ditë që,
arkivoli me trupin e pajetë të Abraham
Linkolnit dhe të birit Uilli, që vdiq kur
ishte ende fëmijë dhe u zhvarros për
t‘iu bashkuar të atit në udhëtim për
t‘u varrosur së bashku, la kryeqytetin
ku Presidenti ishte vrarë dhe arriti në
qytetin ku do të varrosej.
Kortezhi mortor ishte i gjatë 250 kilometra
dhe u cilësua si më i gjati që kishte
parë ndonjëherë bota e që më pas do të
krijonte ritualin e zisë publike amerikane,
skenografinë kolosale dhe spontane
të atyre lamtumirave të gjata të njerëzve
që kishin bërë historinë amerikane.
Për të gjetur një krahasim të
ngjashëm me dhimbjen e madhe që
përjetoi SHBA-ja duke përcjellë karvanin
funebër të Linkolnit më 1865-ën,
të Franklin Delano Ruseveltit më 1945-
ën, të Robert Kenedit dhe Martin Luter
Kingut më 1968-ën, duhet të rikthehemi
në ditët e mrekullueshme të prillit, në
Romën melankolike, e cila ishte rrethuar
nga miliona pelegrinë që kishin ardhur
për t‘i dhënë lamtumirën e fundit Papa
Gjon Palit të Dytë.
Dhe në këtë ngjashmëri të dukshme
mes mijëra njerëzve që bënë homazhe
pranë trupit të Karol Vojtilës dhe miliona
të tjerëve që kanë përshëndetur apo
kanë dhënë një puthje për presidentët
amerikanë të vrarë ose për Martin Luter
Kingun, ka një të dhënë të rëndësishme
për të kuptuar pasionin me të cilin
populli amerikan i përshëndet liderët e
tij të rënë. Është shenja e një raporti jo
më politik, civil, apo human, por fetar
me hijen që mishërojnë, të adhuruar
ose të urryer, sido që të jenë, duke u
shndërruar më pas në martirë.
Në kortezhet e gjata që ndiqnin
udhëtimin e karvanëve funebër, nuk ka
pasur kurrë kaq shumë turma njerëzish
që shoqëruan vdekjen e "princeshës së
popullit", Diana Spenser, madje as kur
vdiq Martin Luter King ose Presidentja
e Argjentinës, Evita Peron.
Qëndrim i dhimbshëm i fshatarëve
të veshur me rroba të vjetra, që
ishin vendosur përgjatë binarëve
anash të cilëve kalonte karvani i Linkolnit,
Rusveltit apo Bobit, respekti i
heshtur i punëtorëve të hekurudhave,
të japin përshtypjen e një portreti të puritanit
Norman Rokuell, por gjithmonë
me një ngjyrim fetar.
Mistika amerikane gjen në tragjedinë
e madhe publike rastin për t‘u shprehur,
sidomos nëse është një funeral hekurudhor,
sepse është treni më shumë se
Winchester, karabina "Remington", apo
pistoleta "Colt 45", gjysma tjetër që ndërtoi
një komb. Kur personi që përfaqëson
këtë komb vdes ose vritet, humbja, trishtimi,
dhimbja është e përbashkët dhe
kolektive, pavarësisht besimit laik.
Ndaj është magjike të marrësh pjesë
në unanimitetin e zisë, për vrasjen e
personazheve të ndryshme, që ndoshta,
për së gjalli nuk njihen, por do të shndërrohen
në idhuj, pasi të vdesin.
Një studiuese amerikane tregon se
kur vdiq Abraham Linkoln, kryetarët e
komunave u habitën kur panë numrin
e madh të njerëzve që kishin dalë për
të përshëndetur karvanin funebër me
arkivolin e tij. Numri i banorëve të atyre
zonave, papritur ishte trefishuar. Të
gjithë: burra, gra, fëmijë, të moshuar,
djem, vajza, vraponin për t‘i dhënë
lamtumirën e fundit Presidentit të
ndjerë. "Nuk e dija që jetonin kaq shumë
njerëz në zonën ku banoja dhe unë", tha
kryetari i Bashkisë së Eshlejt, një vend
me 3 mijë banorë në Ohio, ndërkohë
që në stacionin ku do të kalonte karvani
funebër numëroheshin plot tetëmijë
burra, gra, fëmijë. Në Ohio "Lincoln
Special", siç quhej treni funeral, ndaloi
vetëm 2 minuta. Në Indianapolis, arkivoli
u zbrit nga treni dhe u çua në Bashki.
Në ndërtesën përballë ishte shkruar
citati i një shkrimtari: "Pusho i qetë Abe,
tani të duan edhe armiqtë".
Linkolni u zgjodh në zgjedhjet e
fundit presidenciale para ndarjes së
jugut dhe luftës, me 39 për qind të votave.
Gjithashtu, edhe më 1864-ën, kur
morën pjesë vetëm vendet veriore, fitoi
me një rezultat mediokër 55 për qind
kundrejt 45 për qind të kundërshtarit,
edhe në ato qytete ku një vit më vonë
do ta nderonin trupin e tij të pajetë në
lamtumirën e gjatë. "Sic semper tirannis",
("Ky duhet të jetë gjithmonë fati i
tiranëve"), thërriste vrasësi i tij në teatrin
ku i kishte qëlluar.
Rusvelti, i zgjedhur për katër herw,
shihej si një despot nga ato 22 milionë
amerikanë, kundrejt 47 milionë zgjedhësve,
të cilët e votuan kundër edhe
në nëntor të 1944-ës, kur depresioni
kishte kaluar dhe forcat e armatosura
amerikane po fitonin në Evropë dhe
po lanin hakun e Pearl Harbor. Ndërsa
kirurgu që u mundua t‘i shpëtonte jetën
Presidentit amerikan, Ronald Reagan,
pas një plagosje të rëndë, i tha: "Fli i
qetë President, sot këtu jemi mbledhur
të gjithë republikanët".
Të gjithë republikanët për Linkolnin,
të gjithë demokratët për Kenedin, të
urryer përjetë nga banorët e vendeve
të jugut dhe në veçanti nga ato të Teksasit,
nuk do të falnin imponimin ndaj
të drejtave civile dhe luftën kundër
aparteidit.
Të gjithë zezakët që merreshin me
të drejtat e njeriut, të gjithë aktivistët
pranë arkivolit të Luter Kingut, e shëtitën
trupin e tij të pajetë nëpër rrugët e
Atlantës të hipur mbi një karrocë me
gomarë. Ky ishte simboli modest i fundit
të skllavërisë, kur zezakëve të liruar u
dhurohej 40 akër tokë, 16 hektarë dhe
një gomar për të kultivuar tokën. Sipas
policisë së Gjeorgjisë, kortezhi që ndiqte
arkivolin u shtua rreth 10 mijë kilometra,
më shumë se limiti i qytetit.
Sërish, të gjithë demokratët kenedianë
kur morën vesh lajmin e tmerrshëm
që Ted vuante nga një tumor
cerebral, i bënë përmes mediave amerikane
një homazh për së gjalli pjesëtarit
të fundit të familjes Kenedi.
Dukej sikur të gjithë e kishin harruar
se në ato 46 vjet të pranisë së tij në Senat,
në atë post që vëllai i tij, Xhon, e kishte
lënë bosh pas zgjedhjes në Shtëpinë
e Bardhë, Tedi kishte qenë shënjestra
e preferuar e urrejtjes, talljes dhe sarkazmës
së të djathtëve, që e përshkruanin
si shfaqjen djallëzore të liberalizmit
etatist dhe liberalizmit të familjes.
Nuk ishte kështu për punëtorët,
presidentët, politikanët, liderët e
vrarë, madje as për ata që nuk ishin
me të, kundërshtarët që therën pulën
më të majme për të festuar vdekjen e
tij. Vetëm vdekja e papritur e Enrico
Berlinguer në frontin e luftës politike,
ngjalli ndjenjën e një humbjeje të madhe
kolektive.
Nëse përreth vrasjes më të përfolur
të shekullit XX, atë të JFK (Xhon Kenedi)
në Dallas, vazhdon edhe pas 40 vitesh
shqetësimi "se kush e vrau Kenedin",
ndodh sepse atij dhe popullit iu mohua
ajo lamtumirë e gjatë në trenin
funeral që iu bë Linkolnit dhe më vonë
të vëllait, Bobit. Trupi i Xhon Kenedit u
dërgua menjëherë, thuajse në mënyrë
klandestine, natën që u vra nga Dallasi
në Uashington, ndërkohë që përkrah tij
qëndronte bashkëshortja Xheki.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›