Organi i akuzës në varësi të qeverisë, tepër e rrezikshme
Pozicioni ideal i prokurorisë do të ishte në varësi të ekzekutivit, por në kushtet shqiptare, kur qeveritë në 18 vitet e demokracisë kanë treguar mungesë civilizimi, një gjë e tillë do të ishte tepër e rrezikshme. Me përvojën e një ish-kryeprokurori të përgjithshëm, të shkarkuar nga Parlamenti, pasi nuk pranoi t‘i bindej urdhrit të ekzekutivit, për të arrestuar gazetarë e politikanë të opozitës, Maksim Haxhia mbetet skeptik për pozicionin që duhet të marrë organi i akuzës. Gjithsesi, ai shprehet se pavarësisht mënyrës sesi zgjidhet kryeprokurori, nëse është profesionist, gjithnjë do të ketë përplasje me politikën, për shkak të tendencës së kësaj të fundit për t‘iu imponuar organit të akuzës.
Pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm mbetet një pozicion mjaft delikat dhe shumë i sulmuar në Shqipëri. Prej 18 vitesh demokraci ende nuk është gjetur mënyra për të pasur një prokuror të pakontestueshëm. Nga përvoja juaj si ish-kryeprokuror, si mund të zgjidhet ky ngërç dhe a është i mundur pozicionimi i organit të akuzës në përbërje të ekzekutivit?
Në procesin e realizimit dhe të dhënies së drejtësisë, pozicioni i prokurorisë është shumë delikat dhe po aq edhe i ekspozuar ndaj sulmeve. Kjo, për faktin se organi i akuzës është ai që ngre dhe përfaqëson akuzën në gjyq. Për sa kohë ky institucion do të jetë në këtë pozicion, po kaq do të jetë edhe kohëzgjatja e sulmeve ndaj tij. Këtu duhet shtuar edhe mentaliteti dhe ndikimi i politikës, trashëguar kjo nga e kaluara e sistemit që lamë pas. Në vizionin tim, pozicioni ideal i organit të prokurorisë është dhe duhet të jetë në përbërje të ekzekutivit gjithnjë nga pikëpamja administrative, pasi nga pikëpamja funksionale ai vepron në bazë dhe për zbatim të ligjit procedural. Por, në kushtet specifike në të cilën është formuar dhe vepron ekzekutivi shqiptar, një pozicionim i tillë është tepër i rrezikshëm, pasi nëse do të inkludohej prokuroria në përbërje të ekzekutivit, i cili ka treguar për këto vite demokracie 18-vjeçare një mungesë civilizimi, përbën një rrezik potencial me kahe drejt abuzimit. Kjo do të thotë se, duke kaluar ky organ në duar të ekzekutivit, ky i fundit bëhet shumë i fuqishëm, pasi ai ka organet e shërbimeve sekrete, policinë dhe në këtë mënyrë plotfuqishmëria e tij krijon në mënyrë të pashmangshme arbitraritet, të cilit gjyqësori ynë që është i brishtë nuk mund t‘i bëjë ballë. Kështu vijmë edhe një herë në postulatin "një pushtet absolut korrupton në mënyrë absolute". Ideja e pozicionimit të prokurorisë pranë ekzekutivit në kushtet e vendit tonë është e parakohshme. Kjo do të bëhet realitet kur gjyqësori do të jetë tërësisht i pavarur, profesional dhe i pacenueshëm nga pushtetet e tjera.
Kryeprokurorja Ina Rama, megjithëse e shumëkomplimentuar nga mazhoranca në momentet e para të zgjedhjes së saj, ditët e fundit ka pasur një përplasje direkte me Kryetaren e Parlamentit, që në këtë rast duket se përfaqëson edhe vullnetin e grupit parlamentar të PD-së. Ju si e shikoni këtë përplasje?
Ajo që po ndodh sot me prokurorinë nuk kishte sesi të mos ndodhte, pasi sado me influenca politike që të bëhet përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, gjithsesi, pas procesit të emërimit dhe përballjes me problemet e kriminalitetit, duke shtuar këtu edhe përgjegjësinë që ka një organ i centralizuar, është vështirë që një kryeprokuror të dalë jashtë natyrës së tij juridike dhe aq më tepër kur ai vjen nga sektorë të tillë, si gjyqësori apo akademiku. Pra, kjo përplasje nuk është e rastësishme dhe e fundit. Kjo është pjesë e veprimtarisë së përgjegjshme dhe profesionale të Prokurorit të Përgjithshëm, pasi ai, duke qenë organ i centralizuar, është tërësisht individualisht përgjegjës për veprimtarinë e këtij institucioni.
Me ndryshimet e fundit kushtetuese, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është përcaktuar 5 vjet. A ju duket i përshtatshëm ky afat kohor për një kryeprokuror?
Sanksionimi i një mandati 5-vjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm përbën një faktor jo stimulues për titullarin e këtij institucioni. Është një afat i shkurtër, i cili mendoj se minimumi duhet të ishte shtatë ose nëntë vjet, siç e ka Gjykata e Lartë. Për më tepër, kur ke parasysh eksperiencat e kryeprokurorëve të deritanishëm, të cilët, pasi largohen nga detyra, nuk kanë asnjë garanci trajtimi të mëpasshëm, atëherë ky mandat duket aspak stimulues për një jurist karriere.