"Pushteti gjyqësor, nën trysninë e politikës"
Gjyqësori në Shqipëri është nën trysninë e politikës dhe prandaj kësaj të fundit i mungon vullneti për të kryer reformën në drejtësi. I këtij mendimi është prof.as.dr. Maksim Haxhia, një nga juristët më të njohur në vend dhe aktualisht kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në një intervistë ekskluzive për "Shqip", ai analizon situatën në të cilën ndodhet gjyqësori shqiptar, për të cilin thotë se është i korruptuar, por jo në ato përmasa në të cilat akuzohet. Për Haxhinë, shembulli më i qartë i trysnisë së politikës ndaj gjyqësorit janë zgjedhjet e fundit që po bëhen në të gjitha shkallët e këtij sistemi, të cilat po zhvillohen në klimën e luftës së klaneve dhe grupimeve politike.
Reforma në drejtësi prej disa muajsh është kryefjala e politikës shqiptare, por duket se ajo ka mbetur vetëm si një nocion teorik, pasi me përjashtim të ligjit për organizimin e gjyqësorit, asnjë hap tjetër nuk duket se është hedhur në këtë drejtim. Ju si një jurist me përvojë dhe drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si e shikoni këtë reformë?
Reforma në drejtësi ka mbetur në formën e lojërave të fjalëve, që do të thotë se më tepër bëhet propagandë, se sa veprohet në realitet. Ndërsa strukturat që drejtojnë dhe menaxhojnë pushtetin gjyqësor më tepër i kushtojnë rëndësi anës mediatike, se sa anës funksionale, për t‘ju përgjigjur asaj që kërkon reforma, që në konceptin tim është që pushteti gjyqësor të luajë atë rol që ka marrë përsipër në procesin e dhënies së drejtësisë. Gjithë përgjegjësia e atyre që menaxhojnë pushtetin gjyqësor ka të bëjë jo vetëm me aspektin ndërkombëtar, për të plotësuar ato detyrime që ne kemi përpara institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare, por në radhë të parë për ta vënë atë në eficencë, për ta nxjerrë jashtë përpjekjeve për ta politizuar, për ta denigruar, për ta vënë atë në një situatë të përjetshme të një lufte të klaneve të caktuara, çka për mua është mjaft shqetësuese.
Si e shikoni rolin që po luan politika, duke përfshirë pushtetin legjislativ, por edhe atë ekzekutiv në këtë reformë?
Nuk ka më asnjë diskutim se pushteti gjyqësor ndodhet nën trysninë politike. Krahasuar me periudhat e kaluara ky pushtet ka lëvizur shumë pak për sa i përket trysnisë politike. Ajo që vihet re sot është se flitet me nocione të reja moderne, që janë pavarësia, parimet demokratike etj. Por për mendimin tim pushteti gjyqësor, ashtu si edhe shumë struktura të tjera të shtetit në përgjithësi, është nën ndikime të forta politike. Dhe ndikimet politike të çfarëdo krahu qofshin ato nuk janë në të mirën e reformimit të këtij sistemi. Shembulli më i qartë i këtij ndikimi politik janë proceset e emërimeve nëpër gjykata të niveleve të ndryshme, në KLD, në Gjykatën e Lartë apo edhe në Gjykatën Kushtetuese. Janë vetë grupimet politike që përdorin vendimet e Gjykatës Kushtetuese sipas interesave të tyre të momentit. Kur interpretojnë një problem të caktuar, ata i referohen një vendimi të Kushtetueses, ndërsa kur një tjetër vendim i kësaj gjykate nuk u vjen për shtat, ata fillojnë dhe e konsiderojnë këtë institucion si të manipuluar, jo profesionale, të korruptuar, e me mjaft etiketime të tjera. Të gjitha këto bëjnë që të krijohet bindja se në Shqipëri nuk ka vullnet politik për ta bërë reformën në Drejtësi.
Si e vlerësoni në këtë situatë të krijuar rolin e Presidentit të vendit, që është në të njëjtën kohë edhe drejtuesi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Dua t‘ju kujtoj se akuza të rënda janë bërë ditët e fundit lidhur me procesin e emërimit të kryetarëve të gjykatave në disa rrethe të vendit.
Për hir të së vërtetës unë shoh një impenjim të Presidentit të Republikës. Por kam përshtypjen se Presidenti akoma nuk është futur në standardizime, për të zbatuar rigorozisht procedurat e funksionimit të KLD-së. Është detyrë e këshilltarëve të tij për të nxjerrë në pah rëndësinë e procedurave, sepse nëpërmjet tyre garantohet e drejta. E kam ndjekur me vëmendje gjithë veprimtarinë e KLD-së, veçanërisht me ardhjen e nënkryetarit Spahiu. Për fat të keq më duhet të them se ai nuk i ka shpëtuar akoma pozicionit të së kaluarës së tij mediatike dhe i ka dhënë edhe këtij institucioni më shumë drejtim mediatik se sa funksional. E ndoqa me vëmendje edhe procesin e fundit të zgjedhjeve për kryetarët e gjykatave. Unë kam rezervat e mia në shumë emërime që janë bërë, sepse personalisht njoh shumë kandidatura që nuk fituan. Në këtë proces pati kandidatura shumë të mira, shumë profesionale dhe të ndershme, që nuk fituan. Dhe nuk fituan jo sepse nuk e merituan, por për shkak të kompromisit të votës në KLD, për shkak të defektit të votës që ka në këtë këshill, për shkak të defektit që ka ky këshill në zbatimin e procedurave të vendimmarrjes. U zhvillua një proces formal. U thirrën njerëzit, u dëgjuan platformat e kandidaturave për kryetarë, por nuk u bë transparent procesi i votimit, nuk u zbardh procesi i vendimmarrjes. Atëherë si mund të besohet në këtë proces, kur nuk fituan kandidaturat që ishin të afta dhe që nuk iu dha asnjë përgjigje përse humbën, por iu komunikuan vetëm vendimin që fituan kandidaturat e tjera. Duke pasur parasysh mënyrën se si votohet, ndoshta duhet parë edhe Kushtetuta, por ky këshill duhet të rregullohet urgjentisht, sepse ka në dorë përgjegjësi të mëdha lidhur me menaxhimin e pushtetit gjyqësor.
Cila është sipas jush gjendja ku ndodhet sistemi gjyqësor në vendin tonë?
Një pushtet që ndan të drejtën nga e padrejta, historikisht kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë, është një vendim subjektiv që merr njeriu për njeriun, qoftë në aspektin penal, qoftë në aspektin civil dhe që do të ketë diskutime, do të ketë pakënaqësi. Problemi është se sa u rezistojnë vendimet shkallëve dhe niveleve të ndryshme të gjykimit. Dhe unë mendoj se çelësi për ta vënë përpara përgjegjësisë gjyqësorin është analiza profesionale e vendimeve. Pra, në qoftë se një vendim qëndron në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, atëherë ai nuk mund të diskutohet dhe në këtë mënyrë ndahen gjërat. Sepse mund të gabojë një apo dy shkallë të gjyqësorit, por jo i gjithë sistemi. Dua të them se në gjyqësor ka gjykatës shumë profesionalë, të ndershëm dhe të përkushtuar, të cilët nuk e meritojnë që t‘i etiketojmë dhe t‘i grupojmë si të korruptuar. Korrupsioni ka emër dhe duhet të ketë përgjegjësi individuale.
Është e vërtetë që gjyqësori ka shumë probleme. Ka probleme në menaxhim, çka është vështirësuar edhe më shumë me ndryshimet që u bënë me ligjin "Për organizimin e pushtetit gjyqësor", ku bishti është bërë më i rëndë se sqepari, sepse i është dhënë një rol më i madh kancelarit dhe trupës ndihmëse administrative të gjyqësorit, në një kohë që gjykatat kanë përgjegjësinë kryesore. Përgjegjësia e gjyqtarit fillon që te procesverbali, ku pasqyrohen gjithë thëniet e palëve në proces dhe ky procesverbal është në dorë të njerëzve që nuk kanë të njëjtën përgjegjësi.
Por në gjyqësorin shqiptar një tjetër problem është ai i sistemit të shpërblimeve. Mendoj se ka ardhur koha që të stimulojmë gjyqtarët më racionalë me shpërblime më të larta. Domethënë ka gjyqtarë që kanë për shqyrtim 100 apo 200 çështje dhe ka gjyqtarë që kanë 30-40 çështje; ose ka gjyqtarë që kanë ngarkesë të plotë, por çështjet e tyre më së shumti janë zgjidhje martesash, që janë çështje të lehta. Por niveli i shpërblimit të tyre është i njëjtë, pagesa e tyre është e njëjtë, çka mendoj se duhet të ndryshojë, për të pasur më shumë stimul pune.
Infrastruktura dhe shtrirja gjeografike e gjykatave mbetet një problem më vete. Me ndryshimet e fundit që janë bërë, janë krijuar rrethet gjyqësore, por po të shihet me vëmendje, këto kanë krijuar shumë probleme në praktikën e përditshme të punës, në zvarritjen e proceseve, në lëvizjen e gjyqtarëve, në menaxhimin e sekretimit të dosjeve, por edhe në problemet që hasin personat që kanë interesa përpara kësaj trupe gjyqësore, të cilët humbasin shumë kohë, sepse duhet që një qytetar nga Përmeti të shkojë në Gjirokastër, ose në Tepelenë. Kështu mendoj se edhe kjo zgjidhje ishte e nxituar dhe e pastudiuar mirë. Këtu ramë në disa pozita të paqarta. Na u propozua nga një grup specialistësh të huaj ky sistem dhe ne menjëherë e zbatuam, pa e analizuar vetë. Ramë edhe një herë në atë tendencën që çfarë na thonë të huajt e marrim për të mirë, pa e diskutuar vetë. Po ashtu shtrirja e gjykatave të apelit mendoj se ka ardhur koha që të rishikohet.
Problematika duket se është shumë e gjerë, por publiku duket i interesuar për një tjetër problem po kaq të rëndësishëm, siç është korrupsioni në gjykata. Si e shikoni ju nivelin aktual të korrupsionit te togat e zeza?
Nuk dua të bëj politikë as majtas dhe as djathtas, por nuk dua as të jem konformist me gjyqësorin. Për hir të së vërtetës, gjyqësori është i korruptuar dhe kjo është më se logjike, pasi ai është pjesë e të tërës, është pjesë e një sistemi shqiptar, që ka ardhur me probleme dhe që nuk po shkëputet dot nga e kaluara, ka ardhur me mungesa mentaliteti siç është kapitalizmi. Por në këtë trupë gjyqësore ka shumë gjyqtarë të ndershëm, profesionalistë shumë të mirë, të përkushtuar dhe që fatkeqësisht nuk u thuhet një fjalë e mirë. Pikërisht këtu qëndron e keqja, se bëhet politikë me gjyqësorin. Thuhet vetëm se ai është i korruptuar, por nuk thuhet se si mund të zgjidhet ky problem. Në drejtësi ka një specifikë që korrupsioni nuk është e vështirë të zbulohet. Korrupsioni ose paaftësia në gjyqësor zbulohen shumë thjesht nëpërmjet analizës së vendimeve të formës së prerë. Në qoftë se një gjykatës ka dhënë dy vendime të kundërta për çështje të njëjta, atëherë ose është i paaftë dhe duhet të largohet, ose është i korruptuar dhe sërish duhet të largohet. Por problemi qëndron se te ne çdo gjë ka bazë politike. Edhe akuzat për korrupsion në gjyqësor përdoren për luftë politike dhe jo për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem. Prandaj përfshihet në bllok e gjithë trupa gjyqësore, çka nuk është e drejtë. Korrupsioni ekziston, por për mendimin tim zmadhohet, sepse nuk është në atë shkallë sa deklarohet, por ka nevojë të precizohet dhe të individualizohet dhe të ndëshkohet sipas përgjegjësisë individuale.
Dhe të vijmë tek avokatia. Cili është pozicioni që ka aktualisht ky sektor dhe sa mendoni se duhet përfshirë ai në reformën në drejtësi?
Avokatia në Shqipëri ka filluar realisht nga funksionimi në vitin 2000. Ka ardhur nga periudhë vakumi për gati 30 vjet gjatë së cilës nuk është ushtruar ky zanat, nuk trashëgoi absolutisht asnjë eksperiencë profesionale, absolutisht asnjë eksperiencë etike dhe morale, pra absolutisht asnjë potencial profesionistësh. Sepse, avokatët e dikurshëm, ose ishin të vjetër në moshë dhe të pamundur për t‘ju rikthyer zanatit, ose ishin ndarë fare nga jeta. Them ka filluar realisht funksionimin në vitin 2000, pasi vetëm atëherë avokatët filluan të organizohen dhe të marrin autoritetin e duhur. Filluan të paguajnë kuotat, të evidentojnë të ardhurat, u përfaqësuan me një veshje të veçantë dhe serioze, filloi përdorimi i kartave të identitetit, u fut procesi i provimit dhe testimit për marrjen e licencës së avokatëve dhe më pas u kulmua ky organizim me ligjin e vitit 2003, që u bë me ndihmën e Këshillit të Evropës, nëpërmjet specialistëve anglezë, francezë dhe gjermanë, i cili, për hir të së vërtetës, është një ligj bashkëkohor.
Por, kohët e fundit, ka pasur mjaft akuza, kryesisht nga gjykatat, por edhe nga Ministria e Drejtësisë, se avokatët abuzojnë me detyrën e tyre dhe shpesh bëhen shkak për zvarritjen e proceseve dhe bllokimin e tyre.
Është e vërtetë që veçanërisht kohët e fundit ka pasur probleme dhe ankesa të ndryshme, qoftë nga individë, qoftë nga media, qoftë nga gjyqësori, apo edhe nga ministria për avokatinë. Në ligjin e 2003-shit ne kemi adaptuar një sistem të procedurave për masat disiplinore ndaj avokatëve, të cilët gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor shkelin kodin e etikës, lidhur me paraqitjen e avokatit në këto procese. Për fat të keq problemi ekziston. Ka avokatë që zvarrisin gjyqet, ka prej tyre që luajnë edhe rolin e sekserit, ka avokatë që nuk paguajnë tatime, ka që nuk prezantohen me dinjitet nëpër procese etj., etj. Por të mos harrojmë se avokati nuk jep drejtësi. Avokatia në Shqipëri ushtrohet në kushte të tejskajshme vështirësie. Sepse, shoqëria shqiptare nuk e ka të trashëguar mentalitetin e shërbimit të avokatit. Si në të gjithë botën edhe ne e kemi të detyruar me ligj që avokatit t‘i vihet në dispozicion çdo dokument nga institucionet shtetërore, shoqatat jofitimprurëse, apo edhe subjektet private, për nevojat e procesit, por ky detyrim ligjor pak gjen zbatim.
Të gjitha këto probleme ndikojnë në prezantimin e avokatëve. Por mos harrojmë që avokati është i diskriminuar në proces. Në qoftë se hyjmë në një proces penal, ku prokurori dhe avokati paraqesin secili nga dhjetë kërkesa paraprake, unë ta them me siguri që avokatit rrallë mund t‘i pranohet ndonjë kërkesë, kurse prokurorit do t‘i pranohen jo 10 po 11. Avokati nuk jep drejtësi, që do të thotë se është gjykata ajo që ndan të drejtën nga e padrejta. Dhe në qoftë se gjykata është në atë shkallë profesionalizmi dhe ndershmërie që duhet, nuk ka avokat që ta korruptojë. Por këtu ndodhin çudira. Këtu shkon avokati për çështje të cilat i ka të sigurta që i fiton dhe i humbet, ndërsa shkon për çështje që nuk ka shpresa t‘i fitojë, por sepse të thotë klienti që dua të më përfaqësosh dhe i fiton. Pra, absurditete të tilla ndodhin sepse gjyqësori është ose nën trysninë politike, ose nën trysninë shtetërore, ose në trysninë e klaneve dhe atyre që e zgjodhën, ose nën trysninë financiare të korrupsionit.
Me këto që thashë nuk dua të shkarkoj përgjegjësinë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ne kemi shumë kërkesa për masa disiplinore ndaj avokatëve. Pjesa më e madhe e tyre nuk qëndrojnë, por ka edhe kërkesa që janë të drejta, ku ankohen qoftë klientët, qoftë gjyqtarët, apo edhe Ministria e Drejtësisë. Aktualisht ne kemi propozuar dhe jemi duke punuar me një grup nga Ministria e Drejtësisë, për ta bërë sa më fleksibël procedurën e ndëshkimit disiplinor, që avokati vërtet të përgjigjet për atë që bën.
Ministria thotë se ju nuk keni marrë asnjë masë disiplinore ndaj avokatëve që abuzojnë me ligjin.
Nuk është e saktë se nuk kemi dhënë asnjë masë. E vërteta është se kemi dhënë shumë pak masa, sepse në ligjin aktual parashikohen disa procedura të zgjatura, të cilat e ndërlikojnë problemin. Dhe ne pikërisht këtë kërkojmë, që këto procedura të bëhen sa më fleksible. Por kuptohet që edhe midis kolegësh është e vështirë për të marrë masa ndëshkimore.
A mendoni se do t‘i zgjidhi ligji i ri që po përgatitet këto probleme?
Në qoftë se ky ligj do të miratohet të paktën në 80% të atij konsensusi që ne kemi rënë me Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk do të deformohet rrugës siç ndodh shpesh, mendoj se këto probleme do të riparohen. Por mos harrojmë që puna e avokatit është më e ndërlikuar, për shkak të marrëdhënies që ka me klientin. Për shembull, në rastin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku paraqiten çështje të vështira, avokati është nën trysninë edhe të urdhrave të klientit apo familjarëve të tij. Nëse ata i kërkojnë atij që të mos paraqitet në gjyq, pozita e tij është shumë e vështirë. Në këtë kuptim ne mendojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet parashkrimit në ligj, por jo të kalohet apriori përgjegjësia tek avokati, i cili nuk di se nga t‘ia mbajë në një rast të tillë. Pasi ai nuk mund të hyjë në sherr me klientin.
Për ta përshkruar më saktë marrëdhënien gjyqtar-avokat do të perifrazoja një thënie, sipas së cilës "një gjyqtar mund ta korruptojë drejtësinë në mënyrë absolute, më shumë se sa 1000 avokatë". Sepse dihet parimi, që është i rrezikshëm ai që ka kompetenca të fuqishme dhe nuk është i rrezikshëm ai që nuk ka asnjë kompetencë.
Dy standardet e Këshillit
të Lartë të Drejtësisë
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë punon me dy standarde, sepse në këtë këshill janë ndëshkuar gjyqtarë që kanë dhënë vendime pafajësie, apo vendime në dëm të shtetit, por nuk kemi parë asnjëherë që të dënohet ndonjë gjyqtar, i cili ka dhënë një vendim fajësie, ndërkohë që i dënuari ka dalë më pas i pafajshëm nga shkallët e tjera të gjyqësorit. Ashtu sikurse nuk është ndëshkuar asnjë gjyqtar, i cili ka dhënë një vendim në favor të shtetit dhe më pas ky vendim është rrëzuar nga gjykatat e shkallëve më të larta".