Peqini, andej nga kaloi Çezari
Rruga që nga Apolonia drejto
het kah Veriu përqafon këne
tat dhe kalon ujërat përmes
tragetesh parake e të mëdha.
Prej andej rruga vijon nga Apsusi (Semani),
duke kaluar shpesh nëpër pyje, në
një zonë kodrinore mjaft të populluar, e
cila në Lindje shndërrohet në një rrafshinë
të këndshme që kurorëzon një qytet malor.
Duke ecur më tej, rruga i afrohet luginës
së Genususit (Shkumbinit), e punuar
mirë, ku bashkohet me rrugën që vjen
nga Lindja. Rruga tashmë ecën më tej në
anët e lartësive, duke pasur në të majtë
pyje të gjera, si edhe një fushë ku kullosin
bagëtia. Pastaj shtyhet në një ngushticë
të gjatë për t‘iu afruar bregdetit ranor
përmes një zone kodrinore mjaft të thyer,
me rrëpira të thella dhe, së fundi, me
drunj të dendur pyjorë. Si kalon nëpër
murin shkëmbor të Malit të Bardhë (Shkëmbi
i Kavajës), ndriçimi i të cilit pasqyrohet
në det, vjen në qytetin detar të Durrësit.
Shohim qytetet që nga koha e Greqisë,
që merren me tregti, pranë atyre
ilirë që janë helenizuar sipërfaqësisht;
dhe nëpër fshatra një popullsi që e
punon tokën në një mënyrë tepër parake,
që merret me rritjen e kafshëve,
paksa me përfitim e që rrëgjohet nga
malaria.
Në këtë tokë troket tani hapi i dy ushtrive
romake, që marshojnë nga jugu dhe
nga lindja për të luftuar për zotërimin e
botës"... Për fat të mirë nuk është se po
udhëtojmë në ndonjë zonë lufte, as po
shohim skenarin e ndonjë filmi që bën
fjalë për ndodhi të vjetra. Ndërsa po
udhëtojmë për në Peqin, jemi duke shfletuar
librin e një historiani të vjetër. Për
pak çaste e harrojmë lumin e makinave
që vjen përballë nesh mbi rrugën nacionale.
Jemi vetëm ne dhe historitë e vjetra.
Nga 5 janari deri në 12 korrik të vitit
të stërlargët 48 para Krishtit, këto anë u
bënë kryeqyteti i botës. Jul Çezari që kishte
në krah Mark Antonin u ndesh me trupat
e Pompeut. Çezari marshonte që nga
Jugu, pasi kishte marrë më parë Orikumin
dhe Apolloninë. Pompeu vinte
nga Kandavia, diku nga territoret e sotme
të Maqedonisë. Preja ishte Durrësi.
Të dy palët u ndeshën diku afër Shkëmbit
të Kavajës, por e gjithë zona e Shqipërisë
së Mesme përmendet në përshkrimet
e betejave.
Shumë vajza në Shqipëri mbajnë emrin
Klodiana. Me siguri vetëm pak prej
tyre e dinë që të gjitha ato në një mënyrë
apo në një tjetër duhet ta konsiderojnë
veten peqinase. Sepse Klodiana ishte
emri i vjetër i Peqinit të sotëm. Ishte një
stacion postar mbi rrugën e famshme
Egnatia. Makina e ka lënë pas rrugën e
Jugut dhe ka marrë drejtimin e Lindjes.
Tani ka ardhur koha që ta mbyllim atë librin
e vjetër.
Brenda kalasë së vjetër
Në fillim kapërcejmë Shkumbinin.
Shirat e ditëve të fundit e kanë kthyer ujin
e tij në një rrjedhë të trashë, të kafenjtë.
Një karrocier na përshëndet me hare tesa na shikon që po fotografojmë luginën
e lumit më të njohur të krejt zonës. "Është
i bukur hë?", thotë me kënaqësi teksa kali
i tij vazhdon rrugën kokulur.
Si për të na larguar edhe më nga
leximet e lashtësisë, na sjell në vete edhe
një zë fort i njohur. "Po ku jeni mër çuna.
Shyqyr që na erdhët se ngelët nëpër
male...". Eshtë miku i vjetër Bujar Dajismaili.
Bujari, gazetar i vjetër sportiv dhe
bashkëpunëtor me shumë organe të shtypit,
është një peqinas i vjetër. Eshtë
tamam udhërrëfyesi që na duhet këtë ditë.
"E para është kalaja", bën me kokë Bujari
nga një ndërtesë e gurtë. Në skaj të saj
hasim plot njerëz. Një lloj pazari i madh
ngatërrohet me historinë. Tani do të kemi
rastin që emrat e vjetër t‘i përziejmë me
çmimin e patateve apo të domateve.
Në Peqin nuk e mbajnë mend saktësisht
kohën kur është ndërtuar një nga
të paktat kala fushore të Shqipërisë. Studiuesit
mendojnë se është ngritur andej
nga shekulli XV, në një kohë me "motrën"
më të madhe, atë të Elbasanit. Si do që të
jetë, të vjetrit e qytetit ende e tregojnë
një legjendë, sipas së cilës, kalaja është
ndërtuar natën. Ditën i gjithë kantieri
mbulohej me gjethe pemësh që të mos
shihej nga armiku. Peqinasit e vjetër e
mbajnë mend edhe emrin e zotit të parë
të kalasë, Sulejman beu, pasuesit të cilit
mbetën bejlerë në qytet. Kështjella nuk
ka pasur edhe aq jetë të paqtë sikurse na
duket sot. Në shekullin XVIII ajo u
shndërrua në mollë sherri mes pashallarëve
të Beratit dhe të Shkodrës. Zotërimi
i daljes së Shkumbinit në det ishte një
gjë fort e rëndësishme për kohën.
Nuk jemi vetëm ne dhe Bujari që kacavirremi
mureve të kalasë së vjetër. Një
burrë i moshuar na bën përshtypje,
sepse është krejt i bardhë. Ka në krye një
qeleshe të bardhë, flokët i ka krejt të thinjura,
këmisha, pantallonat, këpucët, të
gjitha janë krejt të bardha. Neve në fillim
na duket si një njollë e bardhë që shëtit
mureve të grunjta të kalasë së vjetër. Por
shumë shpejt miqësohemi me "burrin e
bardhë". Ai është Sulejman Toli, ish-drejtues
lokomotive. "E kam qejf të bardhën.
Nuk mund të bëj pa të. Edhe në shtëpi
vetëm televizorin e kam të zi. Nuk kam
gjet akoma një të bardhë. Kështu e kam,
fiksim...". Bashkë me Dajë Sulën ecim një
copë herë nëpër sheshin e madh të
kalasë. Nga jashtë mureve na vjen zhurma
që bëhet te pazari i "gabit". Një
ngarkesë e mirë me këpucë të përdorura
porsa ka mbërritur. "Kam qenë edhe
unë në burg - nis të flasë befas Dajë Sula -
kam bërë dy vjet, katër muaj, 17 ditë e
pesë orë burg. Isha makinist. M‘u përmbys
treni në Qukës". Pastaj hesht sërish,
njësoj sikur të jetë penduar që ia kujtoi
vetes dhe neve një episod që ka dashur
me kohë ta harrojë. Nuk kemi se ç‘të shohim
më në kalanë e heshtur. Bëjmë të
dalim, kur dëgjojmë pas krahëve tanë një
zë protestues. Një burrë plak është duke
mbërthyer pantallonat: "Hele, hele, po as
sh... nuk të lejnë me e ba rahat ime!". I
kërkojmë ndjesë plakut dhe vazhdojmë
më tutje. Vërtet nuk do të kishim dashur
ta bezdisnim plakun që i kryen nevojat
atje ku i kanë kryer edhe paraardhësit e
nderuar.
Në zhurmën e qendrës
Peqini është një qytet i gjallë. Rruga e
re që e lidh me Elbasanin dhe me superstradën
duket sikur ia ka thyer shpresën
qytetit, që kishte nisur ta ndjente veten
si një xhep. Mjafton të hedhësh një sy në
qendër dhe e kupton menjëherë se ky
është një qytet që shikon drejt së
ardhmes. Dy godinat që bien më shumë
në sy janë dy ngrehina të larta: xhamia
dhe sahatkulla. Xhamia e Peqinit është
krejt e ngjashme me atë të Ethem Beut
në Tiranë. Po ai stil elegant, po ai portik
në krahun verior. Miqtë tanë na spjegojnë
se ndërtimi i xhamisë duhet të ketë
ndodhur në fillim të shekullit XIX. Ajo
është ndërtuar mbi themelet e një
xhamie tjetër, dyqind vjet më të vjetër
dhe mban emrin e Abdurrahman beut.
Në krah të saj lartësohet sahati, shenjë e
një kohe kur Peqini mblidhte në sheshin
e tij gjithë fshatarët e zonës. Edhe ai është
ndërtuar pak a shumë në të njëjtën
kohë me xhaminë.
Neve përfitojmë nga rasti që të bëjmë
një vizitë të shkurtër te TV Klodiana, stacioni
televiziv lokal. Gazi, drejtori i tv, por
edhe kolegu ynë i vjetër, na flet me zell
për planet e tij për të ardhmen. Porse ne e
kemi mendjen te gjërat e vjetra. "E mora
vesh, ju keni ardhur për gjëra të vjetra",
thotë Gazi dhe bashkohet me ne në
shëtitjen peqinase.
Stacioni i parë i trenit
Hekurudha Durrës-Peqin, 44 kilometra,
është inauguruar në 1947. Stacioni i
parë i trenit është ndërtuar pikërisht në
Peqin. Bashkë me miqtë tanë shkojmë një
herë andej nga stacioni i trenit. Nuk është
shumë larg qendrës, porse kontrasti mes
stacionit të vogël dhe rrëmujës që porsa
kemi lënë pas është shumë i madh. Ndryshe
nga qendra këtu sundon qetësia e
thellë. Një lopë ecën e shkujdesur mbi
shina, njësoj sikur ta dijë se treni i ardhshëm
do të kalojë këtej pas 24 orësh.
"Qysh i keni hallet?", mundohemi të imitojmë
dialektin vendas teksa takojmë pronarin
e një kioske të vogël, krejt e në anë
të shinave. "Shifni e flisni vetë", bën me
shenjë pronari i mërzitur teksa na tregon
karriget bosh.
Sekretet e Xhejes
"Një kafe te Xheja" ka qenë dikur njësoj
si "kafe te Rrema", apo "një kafe te
Xhafa". Xheja ishte banakierja e klubit më
të njohur të Peqinit. Tek ajo ndalonin shoferë,
endacakë, ministra, mësues, doktorë,
sportistë. Të vije në Peqin dhe të mos ndaloje
te Xheja ishte njësoj sikur të mos kishe
ardhur fare. Xheja ka dalë në pension. Ne
e takojmë në bahçen e saj të stërmbushur
me lule. "Nuk kemi si të ikim pa pi një
kafe te Xheja", i themi dhe ajo vrapon të
verë në zjarr xhezven e vjetër. "Cili është
sekreti i një kafeje të mirë?", e pyesim Xhejen.
"Ǒa sekreti mër çuna! Nuk ka asnji
sekret. Mjafton të rush gramaturën dhe
kafja del e mirë vetë - përgjigjet plaka e
mençur dhe pastaj kujtohet menjëherë -
po edhe sjellja e mirë duhet. Po edhe duhet
me qenë i palodhur. Unë kam punu
gjithë jetën dy turne në kamë...". Xheja na
përcjell deri te "kryt e rrugicës". Neve na
duket sikur nga pas na ndjek era e mirë e
bahçes së saj.
Mbi kalldrëmin mijëravjeçar
Bujari dhe Gazi duan të na tregojnë
edhe një copë tjetër të Peqinit. "E keni dëgjuar
Via Egnatia - pyesin të dy thuajse në
një kohë - hajeni ta shihni se si ka qenë".
Në fillim kalojmë disa shtëpi të ulëta dhe
marrim rrugën drejt periferisë. Peizazhi
sa vjen e bëhet i dyfishtë, diçka mes fshatit
dhe qytetit. Nëpër rrugët e ngushta
hasim njësoj edhe Mercedes të shtrenjtë
edhe mushka të djersitura. Më në fund
kemi mbërritur diku afër varrezave. Këtu
bëjmë një kthesë sa për të vënë një tufë
me lule mbi varrin e Mustafa Gjinishit dhe
motrës së tij. Historia e tij vazhdon të diskutohet
ende sot e kësaj dite.
Vetëm ca metra më tej mbahet ende
në këmbë një urë fort e vjetër. E mbytur
nga ferrat, por gjithsesi në këmbë. Bujari
dhe Gazi na tregojnë një shteg ku ende
dallohen gjurmët e kalldrëmit të vjetër. "Ja
ku ka kaluar Via Egnatia", bëjnë me shenjë
duke tundur kokën me keqardhje.
Grumbuj gurësh nga xhadeja e vjetër janë
bërë tashmë gati për t‘u përdorur për
ndërtim.
Brenda pak minutash jemi sërish në
rrëmujën e qendrës. Teksa shkojmë edhe
një herë drejt urës së Shkumbinit na përzihen
edhe një herë ndër krye Jul Çezari,
pashallarë të vjetër, Gjinishi, Xheja... Të
gjithë sikur të kenë jetuar në të njëjtën
kohë.
Gjinishi i Peqinit
Ai lindi në një shtëpi që nuk ishte as
njëzet metra larg kalasë së lashtë.
Mustafa Gjinishi ishte djali i Adem Gjinishit,
figurë shumë e njohur dhe e nderuar
në Peqin, delegat në Kongresin e
Lushnjës dhe mik i ngushtë i Aqif Pashës
së Elbasanit. Dukej se ishte nga ata
njerëz që nuk i duronin padrejtësitë, andaj
që në zgjedhjet e para politike në
1921 iu kundërvu mashtrimeve dhe
dallkaukëve. Shqipëria e asaj kohe ishte
një vend fort i rrezikshëm. Në nëntorin e
1923, Adem Gjinishi vritet nga dy vrasës
me pagesë, në një atentat pranë shtëpisë
së tij në Peqin. Mustafa Gjinishi ishte
vetëm 11 vjeç. Kjo ngjarje tragjike i ndryshoi
jetën përgjithmonë.
Pastaj erdhi Tirana dhe shkolla teknike e
Fulcit, ku Gjinishi ishte një nga nxënësit
më të dalluar. Shumë shpejt lidhet me
qarqet komuniste që ishte "moda" e
viteve ‘30. Ishte shok me Demir Godellin
(një tjetër peqinas i shquar), Asim Vokshin,
Isuf Kambon, Ali Kelmendin, Petro
Markon… Burgimin e parë e provon kur
ishte 21 vjeç. Në 1935 ridënohet pas kryengritjes
së Fierit. Këtë herë dënimi ishte:
Me varje! Zogu ia kthen dënimin në 101
vite burg.
Pas 7 prillit 1939 emigron në Jugosllavi.
Në 1941 mbërrin në Pezë, ku Myslym
Peza, "Baba", kishte nisur rezistencën
e armatosur. Ishte anëtari nr. 93 i PKSHsë.
Ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm
Nacionalçlirimtar që u zgjodh në
Pezë në shtator 1942 dhe anëtar i
Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL. Njeri
i aksionit dhe i luftës, që gëzonte
shumë besim në të gjithë zonën e Shqipërisë
së Mesme. Bashkë me Ymer
Dëshnicën mbrojtën idenë e Shqipërisë
së vërtetë dhe të bashkimit
të të gjitha forcave politike në luftë
kundër pushtuesit të huaj në konferencën
e shumëdiskutuar të Mukjes.
Prestigji që gëzonte dhe idetë nacionaliste
duket se i vunë në hall të madh qarqet,
që po bëheshin gati të merrnin pushtetin
pas luftës, dhe emisarët jugosllavë.
Kishte shumë kontradikta parimore me Enver
Hoxhën dhe Miladin Popoviçin. Fillimisht
e largojnë nga Peza, duke e dërguar
në Peshkopi, një zonë që e njihte
relativisht pak.
Më 24 gusht të 1944, ndërsa shkonte
nga Sllava për në Peshkopi, së bashku
me Liri Gegën dhe majorin anglez
Smith, bie pre e një atentati
misterioz. Trupi i tij u varros në
fillim me nderime të mëdha,
pastaj vetë Enver Hoxha e quajti
"spiun të anglezëve" dhe motra
e tij Xhemilja u internua në fshatrat
e Vlorës. Familjarët e Gjinishit
kanë mbledhur dokumentacionin,
i cili provon se vrasja e
tij ishte një atentat i pastër politik.
Varri i tij në Peqin nuk është
gjë tjetër veçse një grumbull
dheu nga vendi ku ai ishte varrosur
më parë. Eshtrat e tij nuk u
gjetën kurrë.