Dule prezanton kandidatët në Vlorë
15/06/2005 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangje Dule, ka prezantuar kandidatët e kësaj partie në rrethin e Vlorës. Gjatë prezantimi të tyre, Dule ka vënë në dukje dhe disa nga pikat themelore, ku mbështetet programi i PBDNJ-së, siç është politika e emigracionit. “Një pjesë shumë e rëndësishme e programit të partisë sonë është ai i politikave të emigracionit. Ne, si PBDNJ-në, zotohemi gjatë kësaj fushate elektorale se do ta bëjmë një fushatë të ndershme dhe do të luftojmë në mënyrë të vendosur për të evituar të gjitha ato kushtet që stimolojnë emigrimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi”, tha Dule. Në këtë mënyrë, kreu i PBDNJ-së ka cilësuar si prioritet kryesor të partisë së tij zbutjen e varfërisë, rritjen e mirëqenies dhe përafrim të vendit me Bashkimin Evropian.