Bestseller “Të burgosur të ankthit të Huxley-t”
Autori i Lajmit: Redaksia
Fluksi i informacionit, dominimi i kompjuterit, internetit, botës digjitale, kërcënon të na gllabërojë dhe të na bëjë skllevër të inteligjencës artificiale. Lloji njerëzor duhet të mbrohet, të mendojë me ngut për strategji për tu çliruar dhe për ta marrë veten nga emotiviteti dhe nga paparashikueshme, vlera konstituive që i ka inteligjenca njerëzore e ajo e makinave jo. Apo do ti nënshtrohet motorëve të kërkimit. Është teza që Frank Schirrmacher, drejtor i Frankfurter Allgemeine, paraqet në librin e tij të ri, Payback, eseja sociopolitike e momentit në Gjermani.
Doktor Schirrmacher, interneti dh kompjuterët pra janë jo më një fitore por një shtypje nga e cila duhet të çlirohemi?
“Sot komunikojmë, lexojmë dhe shkruajmë vetëm me kompjuterë dhe rrjet. Por kompjuterët nuk janë vetëm kompjuterë, përkundrazi rrjete gjigante të dhënash. Prej disa vitesh është e mundshme, falë grumbullit të paanë të informacioneve në rrjet, të elaborohen kalkulime shumë të sakta mbi individët. Gjithnjë e më tepër shndërrohemi në formula matematike. Pyetja është kush kë e qeveris: ne kompjuterin apo kompjuteri ne? Në shoqëritë tona, multitasking-u, të bësh gjëra nga më të ndryshmet në të njëjtën kohë, është bërë religjion. Sms, e-mail, më shumë dritare të hapura në kompjuter dhe gjithnjë në rrjet. Tash po fillojmë ta kuptojmë se truri njerëzor nuk është në gjendje ta urdhërojë në mënyrë konstante këtë proces”.
Me çfarë pasojash?
“Ky vërshim fluksi informacionesh ka efekte negative, shihen posaçërisht mes të rinjve: harresë, telashe në përqendrim, telashe në komunikim dhe paaftësi për ti njohur pa ndihmën e tjetrit cilat informacione janë të rëndësishme e cilat jo. Marrim pasivisht gjithçka, pa ditur më për cilat informacione kemi nevojë. Është një ndryshim epokal. Shumica thonë se po e teproj, më ftojnë ta fik celularin. Por rrjeti është rritur aq shumë sa që secili na gjykon me ndihmën e makinave. Punëdhënësit kanë qasje në shumë e shumë të dhëna personale sa të mund të vendosin, përmes rrjetit dhe kompjuterit, cilët varës punojnë mirë bashkë e cilët jo, cilët duhet mbajtur e cilët margjinuar dhe përjashtuar. E provo ta porositësh një libër në Amazon: arrin menjëherë pas ofertës më të afërt të caktuar të blerjes. Shumë më ndryshe se sa të shkosh në librari dhe ta zgjedhësh vetë librin”.
E në botën e punës?
“Në Amerikë bile, me te dhënat personale të varësve, makinat u thonë drejtuesve ndërmarrësor cilët varës kanë aftësi dhe karakteristika të ngjashme, sugjerojnë ta promovojnë këtë, ta heqin nga punë atë tjetrin që pas pesë vitesh sdo ti vyejë më as dreqit. Dominimi i kalkulimit matematik mbi individët dhe mbi mendjen njerëzore shtrihet në çdo fushë, e kjo është shumë e rrezikshme”.
Iu frikësoheni në shumë kompjuterëve dhe softëareve apo kompjuterëve dhe motorëve të kërkimit?
“Janë rritur bashkë, në sinergji, kompletojnë njëra-tjetrën. Tash kemi internetin në kohë reale. Deri te celularët. Vetëm motorët e kërkimit mund të qeverisin një vëllim të tillë informacionesh. Por motori i kërkimit nuk është një qenie njerëzore, përkundrazi vetëm një softëare. Tash të ndihmon të zgjedhësh një restorant të mirë ose blerjet. Por së shpejti do të gjykojë cilat qenie njerëzore janë të mira e cilat të këqija apo të rrezikshme ose të kota. Hapat e parë, sado të domosdoshëm kur dëshiron, i shohim në përdorimin e kompjuterit dhe motorëve të kërkimit në analizën e luftës kundër terrorizmit. Shoh një rrezik: çmësohemi të jetojmë në dimensionin e të paparashikueshmes, moment konstituiv i qenies njerëzore”.
Pra rreziku është të humbim ose të atrofizojmë paparashikueshmërinë e shpirtit dhe emocioneve?
“Absolutisht. Ky është problemi, ky është rreziku. Është një qark i mbyllur. Pas ca vitesh do të dalin në sipërfaqe drejtues ndërmarrjesh ose personalitete të medieve ose politikanë që do të mendojnë duke u bërë si makinat. E papritur do të jetë me rëndësi vetëm kur rifutet në skemat e kompjuterëve dhe motorëve të kërkimit. Në Amerikë, diagnozat elektronike të motorëve i ndihmojnë shumë mjekë, por mjeku tradicional ka një përvojë të drejtpërdrejtë të pazëvendësueshme për ta kuruar dhe shëruar çdo pacient të veçantë. Nëse heqim dorë nga paparashikueshmëria, nga elementi i pakalkulueshëm i mendjes njerëzore, do të jetojmë në një botë ku gjithçka është e predestinuar dhe caktuar nga matematika. Edhe në gazetari, posaçërisht në atë digjitale, e shohim këtë: në shumë gazeta, fillimi i tekstit duhet të shkruhet me disa fjalë-çelës sipas dosarë kanunesh, në mënyrë që Google apo motorët e tjerë të kërkimit ta kuptojnë dhe ta pranojnë. Pra, shkruajmë për makinat, jo më për lexuesit. Lypset të reflektojmë”.
Pothuajse rreziku i një totalitarizmi digjital?
“Absolutisht. Stroëger, njëri nga matematikanët më të mëdhenj amerikanë, ka thënë se matematika në vitet e fundit ka zgjidhur probleme të kompleksitetit ekstrem falë kompjuterit, por tashmë njeh vetëm zgjidhjen, jo procesin matematik që na çon aty. Kjo shpie në një autoritarizëm të ri të makinave. Është shumë e rrezikshme: mund ti imponohet biologjisë, çdo shkence tjetër, bile edhe politikës. Interneti është i rëndësishëm dhe i dobishëm, por gabojmë kur e konsiderojmë si një lodër. Është një hapësirë vitale persosshmërisht kapitaliste. Google është një multinacionale për të cilën milion persona faktikisht punojnë gratis. Si në agun e kapitalizmit. Bota digjitale na e kujton shoqërinë industriale të shek XVIII, me të gjitha realitetet e saj të shfrytëzimit dhe pranimit të shfrytëzimit nga ana e masës”.
Na e kujton disi romanin 1984 të Orëell-it apo botën e re të Huxley-t?
”Në kohë: nuk është Orëell, që në 1984-shin përshkruan një diktaturë të përbërë nga ndalimet, librat e ndaluara. Është Huxley: në “bota e re” e tij, njerëzve nuk iu ndalohet të lexojnë libra, por në modelin e ri të jetës, njerëzit nuk kanë më nevojë për to. Ja sfida: një goxha botë e re, magjepsëse, në të cilën, si në faqet e Huxley-t, emocionet në të vërtetë janë të ndaluara dhe ndalesa implicite e çdo kurioziteti apo emocioni është e pranuar, merret si normale nga njerëzit. Nuk jam kundër internetit, por agresiviteti që aty mbizotëron është një fenomen i komunikimit digjital, e problemet e kujtesës dhe përqendrimit që rrjedhin nga përdorimi i rrjetit dhe kompjuterit mund të prodhojnë një demencë digjitale të masës. Jemi gjithnjë e më të varur nga makinat. Pardje e pyeta një koleg çfarë muzike preferon. Nuk u përgjigj menjëherë, nuk kishte përgjigje spontane të gatshme. Iu desh që së pari ta lexonte në Blackberry-n e tij listën e këngëve të shkarkuara. Komunikimi mes makinave dhe njerëzve mund të bëhet si muzika. Larry Page, themelues i Google, ka thënë vite më parë se aspirimi i tij është ta lidhë Google-n drejtpërdrejt me trurin. Kur vëllezërit Ëright e bënë të fluturojë aeroplanin e parë, nuk e parashikonim nivelin teknologjik të jet-ve të sotëm dhe rolin e tyre në përditshmërinë tonë, ndërsa realiteti ka ndryshuar thellësisht”.
Është një rrezik edhe në skenën politike?
“E ndryshon thellësisht mënyrën e të bërit politikë. Angela Merkel tashmë qeveris me sms".
Si mund të mbrohemi?
“Për herë të parë në histori ballafaqohemi me një legjitimim të ri të artit dhe kreativitetit. Duhet ti mbrojmë konceptet tona konstituive: kompjuterët nuk janë kreativë as tolerantë, as nuk kanë fantazi. Ja vlera që duhet mbrojtur, që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e shoqërive tona. Në shkolla dhe universitete nuk duhet më ta mësojmë nocionizmin mbi gjeografinë dhe historinë, por mënyrën e përdorimit të mendimit, emocionit, intuitës. Kështu kemi shansin që ne ta qeverisim simbiozën me dimensionin e kompjuterëve. Para se kompjuterët të na thonë se në cilin koncert të shkojmë apo cilën grua ta martojmë. Qysh tani suksesi i portaleve, që ofrojnë kërkimin dhe zgjedhjen e shpirtit binjak duke kalkuluar gjithçka me algoritme mbi të dhënat personale, është shqetësues”.
Pra, varet nga ajo se sa njerëzimi do të dijë apo do të dojë ti mbrojë paparashikueshmërinë dhe emocionet?
“Saktësisht. Dhe nga ajo se sa njerëzimi do ti nderojë dhe shpërblejë këto ndjenja-vlera. Duhet ta dish dhe ta kujtosh se ajo që të tregojnë ndjenjat dhe intuita jote është më e rëndësishme se kalkulimet e Google-s. Është vendimtare të mos transformohemi në matematikë. Leximi, përqendrimi, meditimi, do të jenë instrumentet tona të mbrojtës vendimtare”.
( La Repubblica)
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009