Familjarët e Gërdecit, protestë para Parlamentit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit protestoi dje pasdite para Parlamentit, duke kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit republikan Fatmir Mediu. Protesta u zhvillua në kohën kur po niste seanca parlamentare. Ashtu siç kishin paralajmëruar familjarët kanë dorëzuar një peticion për heqjen e imunitetit të ministrit aktual të Mjedisit, Fatmir Mediu. Mediu u akuzua për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit, në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, por çështja në ngarkim të tij u mbyll nga Gjykata e Lartë, menjëhrë pasi Mediu fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Peticioni
Në emër të Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, po ju drejtohemi Juve me këtë kërkesë të paprecedentë, ashtu siç edhe ishte e paprecedentë ajo që ndodhi në Gërdec më 15 mars 2008 dhe po aq e paprecedentë ishte edhe ajo që ndodhi në Gjykatën e Lartë, kur kjo e fundit konstatoi se vullneti Juaj i pashprehur rishtaz ishte një mburojë për të akuzuarin kryesor të kësaj tragjedie. Në letrën drejtuar Parlamentit citohet se shoqata, në emër të të gjithë familjarëve të viktimave, të plagosurve, të dëmtuarve materialisht dhe në emër të çdo shqiptari të përgjegjshëm që ndjen që Shqipëria është damkosur rëndë nga produkti i makutërisë kriminale të disa individëve, kërkon vënien e tyre përpara drejtësisë. Sipas tyre, kjo tragjedi që ka marrë me vete përgjithnjë shpirtrat e të dashurve tanë, ka lënë pas një mori hallesh e problemesh që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj viktimave të tragjedisë. I flakur në tragjedi familjare, pas humbjes së vajzës së tij, ky baba fatkeq 43-vjeçar është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, me papunësi e probleme të tjera individuale e sociale, të cilat natyrisht që kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit.
Përveç 26 viktimave që humbën jetën në shpërthimin e mallkuar të 15 marsit 2008, kjo tragjedi po vijon të marrë jetë njerëzish. Pak muaj më parë ka humbur jetën, si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik edhe e ndjera Naile Ahmeti, duke e rritur numrin e viktimave në 28. Kjo situatë e rënduar, që nga data e shpërthimit e në vazhdim, ka detyrimin jo vetëm moral, por edhe ligjor, që të marrë zgjidhje. Shenjat e para dhe të qarta të distancimit që e lënë pa zgjidhje këtë çështje, kanë filluar të vijnë nga disa institucione.
Premtimi
Famijarët e Gërdecit i kanë kujtuar Kryeministrit premtimin se do të mbajë qendrim të paanshëm lidhur me kuadrin e ri ligjor për imunitetet e deputetëve, si dhe ai është shprehur që do të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat që do të vijnë për shqyrtim.
Duke u nisur nga kjo deklaratë publike protestuesit vunë në dijeni se Shoqata ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë me anën e të gjitha instrumenteve që njeh ligji, dhe së shpejti pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të mbërrijë kërkesa nga Gjykata e Lartë për të autorizuar procedimin penal të deputetit Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë do ta kryejë këtë veprim në kuadër të procedimit të kërkesës së të dëmtuarve akuzues për plagosje, dhe në një rast të tillë kërkesat për procedim paraqiten nga gjykata dhe jo nga prokuroria, siç dikton edhe Vendimi nr. 39 dt. 23.06.2000 i Gjykatës Kushtetuese.
Dosja e Prokurorisë
Nga Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dispozicion të Kuvendit një dosje voluminoze, që fakton veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të Fatmir Mediut dhe se Kuvendi gjithashtu disponon edhe raportin përkatës që ka rekomanduar heqjen e imunitetit të tij. “Këtu vlen për të shtuar se edhe Vendimi nr. 185 dt. 16.06.2008 është një shprehje e vullnetit Tuaj, të cilin e presim të rishprehet në të njëjtën formë dhe pa asnjë rezervë.
Nëse premtimi publik i Z. Berisha dhe mazhorancës parlamentare që ai përfaqëson, është për tu marrë i mirëqenë, atëherë do të çelej rruga e procedimit jo vetëm për veprat penale të plagosjeve të rënda e të lehta, por edhe ato që ndiqen nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim detyre, vrasje, shkatërrim prone, mosrespektim i rregullave të operimit me lëndët plasëse etj.
Nëse ky premtim është i sinqertë, atëherë askush nga të pandehurit nuk do mund ti fshihet drejtësisë dhe kjo e fundit do të triumfojë”.
Kronologjia
13 shtator 2008
Kuvendi miraton me 101 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të PR-së, Fatmir Mediu.
13 mars 2009
Dosja hetimore për tragjedinë e Gërdecit është dorëzuar në Gjykatën e Lartë. Hetimet 12-mujore të shpërthimit tragjik në ish-repartin e tankeve në Gërdec përfunduan.
22 maj 2009
Gjykata e Lartë caktoi seancën e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kolegji Penal vendosi ndarjen e procesit gjyqësor për 30 të pandehurit e çështjes.
7 korrik 2009
Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurit Fatmir Mediu, bllokojnë procesin për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.
13 shtator 2009
Kthehet në pikën zero procesi gjyqësor ndaj ish-minitrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Lartë me imunitetin e deputetit.
14 shtator 2009
Fatmir Mediu, bashkë me mandatin e deputetit ka rifituar edhe imunitetin nga gjykimi i çështjes "Gërdeci". Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pranoi kërkesën e avokatëve për pushimin e çështjes për deputetin republikan.
21 shtator 2009
Prokuroria e Përgjithshme nis përgatitjen e dosjes për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kërkesa për heqjen e imunitetit do ti drejtohet Parlamentit.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009