Skandali me pensionet, 3 ish-punonjës të ISHP nën hetim
Autori i Lajmit: Redaksia
Tre ish-punonjëse të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dyshohen për abuzime me pensionet e qytetarëve. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim", Klodiana Basko, 34 vjeç, Elisabeta Subashi, 55 vjeç dhe Liljana Çalamani, 61 vjeç, banuese në Tiranë.
Hetimet
Sipas Policisë, këto shtetase dyshohet se, para disa vitesh, kur punonin pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, kanë firmosur vendime për caktimin e pensioneve për disa qytetarë në mënyrë të paligjshme. “Më konkretisht dyshohet se më 11 shtator të vitit 2005, kanë përpiluar dokumentacionin përkatës të falsifikuar me synim përfitimin e pensionit në mënyrë të paligjshme të një shtetaseje, duke lëshuar vendimin për caktimin e pensionit. Po ashtu, më 28 korrik të vitit 2000, mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, kanë lëshuar vendimin për caktimin e pensionit, për një shtetase”,- thuhet në komunikatë. Policia konfirmoi se për personat e dyshuar, nga hetimet rezultoi se duke qenë ish-punonjëse të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore Tiranë, me funksione pritëse të dokumenteve, inspektore përpunuese e pensioneve dhe kryetare e Degës së Përfitimit të Pensioneve, kanë firmosur vendimet për caktimin e pensioneve.
Dosjet
Falsifikimi i dokumenteve për të nxjerrë në pension të padrejtë ka çuar në ndjeke penale rreth 600 persona të dyshuar për falsifikime dokumentesh. Janë pezulluar dhe 207 dosje të tjera për verifikimin e dokumentacionit, që deri tani rezulton me mangësi. Ndërkohë në Prokurorinë e Tiranës ndodhen nën hetim rreth 150 persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacionin për marrjen e pensionit. Ndërsa në minierën e Kukësit dyshohet se 150 persona kanë përfituar pension të padrejtë. Por jashtë hetimeve nuk kanë mbetur as punonjësit e drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore ku janë dorëzuar këto dokumentacione dhe më pas janë dhënë dhe pensionet e paligjshme. Deri tani gjithçka ndodhet në fazat e hetimit, të cilat duket se do të nxjerrin në dritë të tjera abuzime dhe të tjerë të dyshuar.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë të ditur se ka nisur një hetim i gjerë ndaj disa personave, mes tyre edhe ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, pasi dyshohen për disa akuza, si “mashtrim nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve” dhe “vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara”. Ndërkaq deri më tani janë vënë nën hetim 11 persona, disa prej të cilëve funksionarë të minierës së Kërrabës dhe ish-funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Policia tha se persona të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe Tirana, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë përfituar pension të pamerituar, duke u paraqitur si ish-punonjës të minierës së Kërrabës, dhe kanë përfituar këtë pension qysh nga viti 2000, duke i sjellë shtetit dëme të konsiderueshme monetare. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, në kuadër të këtij hetimi kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore rreth 200 dosje të personave të ndryshëm, të cilët përfitonin në mënyrë të paligjshme pension të parakohshëm dhe pension pleqërie, përmes dokumenteve të falsifikuara.
Të dyshuarit
1. Klodiana Ramadan Basko, 34 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë
2. Elisabeta Mistokli Subashi, 55 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë
3. Liljana Namik Çalamani, 61 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009