Dhuna në familje E rreh nusja, 78-vjeçarja ankohet në polici
Autori i Lajmit: Redaksia
Një 78-vjeçare ka bashkëjetuar me të birin për 5 vite me radhë. Për hir të djalit, ka duruar dhunën nga nusja, duke i mbyllur problemet brenda mureve të shtëpisë, deri dje kur është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë. Me shenja të nxira në pjesë të ndryshme të trupit, 78-vjeçaraja nga kryeqyteti është paraqitur në polici për të kërkuar mbrojtje. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se e moshuara ka pohuar në denoncimin e saj se bashkëshortja e djalit e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht. “Më ka qëlluar disa herë, për të më detyruar të largohen na shtëpia. Për të gjitha ishte në dijeni edhe im bir”, - ka pohuar në polici e moshuara.
Denoncimi
Një 78-vjeçare ka denoncuar në polici nusen e djalit të saj me pretendimin se e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
Ditën e djeshme F. Gjoni, 78 vjeçe banuese në rrugën “Komuna e Parisit”, pallatet “1 Maji”, iu plotësua kërkesëpadi, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme të për “dhunë në familje”. Burime nga policia thanë se e moshuara ka deklaruar para policëve se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga nusja e djalit të saj, Z. Gjoni, 33 vjeçe. Vjehrra me nusen jetonin në të njëjtën shtëpi, por prej kohësh ato kanë pasur grindje me njëra-tjetrën dhe, sipas dëshmisë së të moshuarës, nusja e ka dhunuar atë.
Dhuna në familje
Kushtet e vështira ekonomike, xhelozia apo konsumimi i alkoolit janë shkaqet kryesore që kanë bërë pre të dhunës në familje 990 persona në të gjithë vendin. Edhe pse pjesa më e madhe e të dhunuarve janë gra, kohët e fundit pasqyrohet tendenca e burrave që denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Kështu, në 18 raste policia ka marrë në mbrojtje burra që dhunohen sistematikisht nga bashkëshortet. Jo vetëm burrat në çiftet e sapomartuara, por dhe të moshuarit, janë në shënjestër të dhunës fizike brenda mureve të shtëpisë. Këta të fundit keqtrajtohen nga fëmijët e tyre, djem, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë përdorues lëndësh narkotike ose pijesh alkoolike. Vetëm në nëntë muajt parë të këtij viti, Seksioni për Mbrojtjen e të Miturve dhe Dhunës në Familje, ka marrë në mbrojtje 172 persona. Shkak janë bërë denoncimet e grave dhe fëmijëve për keqtrajtime fizike nga bashkëshortët apo baballarët, deri me pasoja të rënda. Shifra është bërë e ditur nga burime pranë policisë, sipas të cilave mësohet se përmes krijimit të kësaj zyre, nga evidentimi i rasteve është vënë re se dhuna në familje është një fenomen negativ në shoqërinë shqiptare dhe shfaqet me të gjitha format e saj, deri në ekstrem, duke u bërë gjithmonë e më i ndjeshëm. Ligji i ri për Dhunën në Familje ka ndëshkuar deri më tani mbi 100 persona dhe janë marrë në mbrojtje 144 persona nga policia që i ka larguar nga rreziku që shfaqej në të gjitha format, dhunë fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike.
Shkaqet
Kushtet e vështira ekonomike konsumimi i alkoolit dhe drogës, janë shkaqet kryesore që shtyjnë burrat drejt dhunimit të familjes. Ky konkluzion jepet nga zyrtarë të policisë që kanë analizuar shkaqet për çdo rast denoncimi që është bërë në komisariatet e Tiranës. Pikërisht për të minimizuar këtë fenomen, është duke u bashkëpunuar me një sërë shoqatash jofitimprurëse, të cilat ndihmojnë duke dhënë asistencën e tyre. Një tjetër faktor është dhe papunësia edhe migracioni i brendshëm. Gjatë këtij të fundit, shumë njerëz të ardhur nga zona rurale, për arsye të prapambetjes, varfërisë apo dhe mungesës së kulturës, kryejnë akte të dhunshme brenda familjes. Një gjë e tillë, sipas psikologëve, shpjegohet se këta njerëz, pasi ndodh diçka brenda familjes, për mungesë kulture, nuk bëjnë denoncim, por vazhdojnë me mënyrat e dhunës. Rritja e dhunës brenda familjes është një problem i cili vitet e fundit në Shqipëri, ka arritur shifra të larta.
Burrat e dhunuar
Jo vetëm gratë dhe të moshuarit, por edhe burrat kërkojnë mbrojtjen e policisë kur bien pre e dhunës në familje. Policia ka marrë në mbrojtje 18 burra, të cilët janë dhunuar sistematikisht nga bashkëshortet. Burime nga policia bëjnë të ditur se, edhe pse kanë qenë pjesë e dhunës për një kohë të gjatë, ata hezitojnë ti drejtohen policisë për të kërkuar ndihmë. Burime nga policia bëjnë të ditur se në 43 raste të dhunës në familje janë prindër të dhunuar nga fëmijët, fenomen i cili është shfaqur frikshëm gjatë këtij viti. Një pjesë e konsiderueshme kanë rënë viktima të dhunës në familje, ndërsa disa të tjera kanë preferuar ti drejtohen për ndihmë policisë, për të mos u shtuar në statistikat e viktimave. Vetëm gjatë këtij viti, 228 të dhunuara i janë drejtuar gjykatës për të fituar mbrojtje. Ndërkohë nga zyra për mbrojtjen e të miturve dhe dhunës në familje janë marrë në mbrojtje 172 gra.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009