E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, part-time në protesta, por frikësohet edhe nga opozita e Lakrorit

Ka mbërritur në paranojë frika e Edvinit ndaj kundërshtarëve të mundshëm në PS. I shkatërruar në betejën parlamentare, ai tashmë po planifikon që edhe protestat t’i bëjë me korrespondencë, ashtu siç kryen me korrespondencë detyrën e kryebashkiakut. Të vetmin angazhim me kohë të plotë ka qëmtimin e grupeve armiqësore në parti. Dje ka rrëzuar zyrtarisht propozimet e Maqo Lakrorit për fraksionet, pasi Maqoja i duket si një njeri “potencialisht” i rrezikshëm

“Part-time protesta dhe part-time në parlament”. Kjo është fushata më e re e Edvin Ramës, për të mbajtur në këmbë rrënimin e opozitës “jo”parlamentare, e cila rrezikohet seriozisht të mbetet edhe pa mbështetje elektorale, porsa kohë votuesit e saj nuk janë të përfaqësuar në Kuvend.

Edvin Kristaq Rama dhe grupi i tij i androgjinëve duket se kanë gjetur çelësin e shpërdorimit të kohës, atë tepricë që u ngelet pas protestave, duke e kompensuar kështu me praninë e pjesshme në parlament, sa për të marrë aprovimin e pagave të pamerituara. Doktrina e part-time-ve të Edvinit dhe klanit të tij, të plot 30 pasanikëve të grupit parlamentar socialist, të cilët janë të interesuar edhe për atë pagë mujore, si deputetë të Kuvendit, por që kurrfarë detyrimi ndaj zgjedhësve nuk kryejnë, ka gjetur strehë tek një grup i ngushtë ylberistësh, ndërkohë që pjesa e mbetur po kundërshton jo vetëm në heshtje, por edhe në komunikimet e përditshme se duhet thyer përfundimisht bojkoti i parlamentit, çka ka sjellë tashmë edhe fraksionizimin e partisë. Edvin Kristaq Kriza, është duke mikluar një tezë të re marrëdhëniesh mazhorancë-opozitë, përmes kushtëzimit në maksimum të raporteve në parlament, në një kohë kur vendit i nevojitet kuorumi i nevojshëm për reformat dhe miratimin e ligjeve konsensuale.

Kjo opozitë frikacake po ndeshet edhe me një presion tjetër psikologjik, këtë radhë të brendshëm, pas lindjes së fraksioneve, përveç atyre të LMN-së, çka mund të sjellë shpërbërjen e partisë. Pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, forumet drejtuese, kanë kërkuar ndryshimet statutore, ndërkohë që edhe Maqo Lakrori, është prezantuar me një tezë të vetën, në përputhje edhe me disa zëra brenda partisë. Rreziku i ndryshimit të statutit në kundërshtim me frymën ylberiste të Edvinit, ka bërë që ky i fundit të ndrydhë edhe më shumë linjën e partisë, duke e kushtëzuar vetëm në protesta dhe pjesëmarrje të pjesshme në Kuvend. Gjithsesi, platforma e dorëzuar dje pranë Grupit që po merret me ndryshimet statutore është rrëzuar “apriori”, pasi njerëzit e Edvinit kanë deklaruar prerë se kanë marrë urdhër që t’i rrëzojnë “fraksionet”, meqenëse tashmë na duhet “një parti e fortë”. Frika nga tezat e Lakrorit tregon qartë se edhe deri ku ka rënë gatishmëria e ylberistëve për përballje politike – pra tregon se ka rënë poshtë brezit e synon të rrijë në këmbë veç në mënyrë politikisht imorale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›