E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet Tiranë, 2044 emra fitues që marrin tapitë

Autori i Lajmit: Redaksia
Drejtoria Rajonale e ALUIZNIT, shpall emrat fitues të qetarëve që do tu merren për legalizime prona apo banesa dhe që duhet të paraqiten pranë zyrave të drejtorisë së rajonale Tiranë për të bërë pagesë me bono privatizimi. Kështu, ditën e djeshme ALUIZNI ka publikohet lista emërore me 2044 emra fitues të njësisë bashkiake nr 3 dhe njësisë bashkiake nr 4 Tiranë që ALUIZNI u ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor të kalimit të pronësisë të parcelës ndërtimore. Kjo drejtori njofton të gjithë qytetarë e listuar që dëshirojnë të shlyejnë detyrimet me bono privatizimi (letra me vlerë), në përputhje me grafikun e miratuar, të paraqiten pranë zyrave të drejtorisë rajonale Tiranë për të dorëzuar kërkesën për mënyrën e pagesës sipas përcaktimeve të ligjit të letrave me vlere apo bono privatizimi. Ndërsa për plotësimin e formularit drejtoria njofton se ai tashme është bërë publik nga media, por gjithashtu gjendet dhe në websitin e drejtorisë së përgjithshme të ALUIZNIT që është www.aluizni.gov.al. Gjithashtu drejtuesit e kësaj drejtori bëjnë me dije se në ditët në vijim do të vazhdojnë të bëjnë publike edhe emrat fitues të qytetarëve të tjera në njësit e tjera që ALUIZNI është duke i shqyrtuar dosjet.

Listen e emrave e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Ballkan
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›