Faqja investigative “Wikileaks”: “Pentagoni po na spiunon”
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Pentagoni është akuzuar se ka përgjuar një sajt interneti që është i specializuar për zbulimin e dokumenteve top-sekrete. Ushtria amerikane e ka quajtur faqen e internetit “Ëikileaks” një kërcënim për sigurinë ndaj operacioneve ushtarake. Kjo ka ardhur për shkak të dokumenteve të klasifikuara si sekrete nga Qendra e Kundërzbulimit të Ushtrisë më herët këtë muaj. Raporti bën thirrje dhe për një hetim ndaj Ëikileaks për të zbuluar personat e implikuar dhe për të frikësuar informatorët potencialë të organizatës mashtruese. Por Ëikileaks, e cila fitoi dhe çmimin e Medias së Re Amnesty International vitin e shkuar, ka lëshuar një sërë akuzash pas lajmit se autorët e saj janë nën hetim. Duke gjykuar nga mesazhet, sajti mendon se qëllimi i autoriteteve për të hetuar lidhjet me planin e Ëikileaks për të bërë publike informacione të reja për sulmin e forcave të NATO-s në Afganistan 7 majin e vitit të shkuar, nga ku mbetën të vrarë 97 civilë. Pentagoni kishte vendosur dhe vetë ta bënte publike një video të tillë, por kishte bërë një hap pas me të mësuar se ajo inkriminonte më shumë nga çmendohej fillimisht. Ëikileaks ka premtuar se do të demaskojë një “komplot vrasjeje të mbuluar nga Pengagoni në Klubin e Shtypit Kombëtar në Uashington më 5 prill, ndërsa nuk dha shumë informacione se për çfarë bëhet fjalë. “ËikiLeaks për momentin është nën një operacion agresiv survejimi, duke filmuar, fotografuar, ndaluar. Nëse neve na ndodh diçka, ju duhet ta dini përsenë, do të jetë për shfaqjet filmike të 5 prillit dhe ju e dini kush është përgjegjës”, - shkruhet në faqen e këtij sajti. Ata kanë ndaluar një nga redaktorët tanë islandezë për 22 orë, por ata nuk do të arrijnë të na ndalin sepse kjo është Ëikileaks. Për ata që janë të shqetësuar ne u themi se gëzojmë shëndet të plotë. Ëikileaks ka zbuluar në të shkuarën emaliet e adresës private të ish-kandidates republikane, Sarah Palin, emaliet e dyshimta të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit dhe direktivave të operacioneve të burgut të Guantanamos. Departamenti i Mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010