Beteja e Stalingradit, fitorja e një koalicioni ndaj së keqes
Në historinë botërore, data
2 shkurt e vitit 1943 njihet
si dita e përvjetorit të fitores
së betejës heroike të Stalingradit
(Vollgogradi), një datë e shënuar kjo
jo vetëm për Rusinë, por edhe për
gjithë njerëzimin. Rëndësia e kësaj
ngjarjeje që konsiderohet si një prej
më të rëndësishmeve të shekullit të
kaluar, qëndron në kthesën vendimtare
që ajo shënoi në fatin e
Luftës II Botërore dhe në fitoren e
Frontit të Lindjes, ndërkohë që vetë
fitorja mbi nazi-fashizmin ishte vepër
e Koalicionit Ndërkombëtar.
Kjo betejë vazhdon që të ketë jehonë
edhe sot në shtetet që dikur
ndodheshin të pushtuara nga nazizmi,
pasi mbi të gjitha është beteja
e një grupi shtetesh dhe një koalicioni
të bërë bashkë në emër të lirisë.
Amerikanët e kanë vlerësuar
gjithmonë rolin e betejës në kthesën
historike botërore. I pari që e dha një
vlerësim të tillë ishte Presidenti i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Rusvelt, i cili në emër të popullit të
vet i dhuroi qytetit heroik një
diplomë në vitin 1944, në të cilën shkruhej
ndër të tjera: "...fitorja e
lavdishme ndaloi sulmin, duke u
shndërruar në kthesën më të rëndësishme
të luftës së kombeve të koalicionit
kundër forcave të agresorit".
Mbreti i Anglisë, Gjergji VI, i
dhuroi qytetit një shpatë me mbishkrimin:
"Qytetarëve të fortë si çeliku,
si simbol i admirimit të thellë të popullit
britanik".
Gjermanët, pas lufte, kanë lënë
këtë mbishkrim në "Mamajev Kurgan":
"Stalingradi vlen shumë". Stalingrad
do të thotë ‘pikë kthese‘ dhe
shpresë. Ajo fitore ishte mesazhi se
njerëzimi do të shpëtohej". Pikërisht
gjermanët i dhuruan Voglogradit një
planetarium madhështor të vendosur
në qendër të qytetit të rindërtuar.
Çekët dhe sllovakët në statujën
"Fitorja" gjithashtu kanë shkruar:
"Pa heroizmin e Stalingradit, nuk do
të kishte liri". Norvegjezët: "Fitorja e
Stalingradit ndezi shpresë dhe admirim
në miliona zemra". Në Francë,
njëri prej bulevardeve në Paris dhe
një stacion i metrosë mban emrin e
"Stalingradit". 2 shkurti është një ditë
që kujtohet në shumë kombe, edhe
në Ballkan. Shqipëria, anëtare e Koalicionit
fitimtar për shpëtimin e
njerëzimit nga bisha naziste, kërkon
të mos harrohen mësimet e historisë,
që fatkeqësia me emrin "nazizëm"
të mos përsëritet e të mos bjerë sërish
mbi kokat e popujve.
2 shkurt e vitit 1943 njihet
si dita e përvjetorit të fitores
së betejës heroike të Stalingradit
(Vollgogradi), një datë e shënuar kjo
jo vetëm për Rusinë, por edhe për
gjithë njerëzimin. Rëndësia e kësaj
ngjarjeje që konsiderohet si një prej
më të rëndësishmeve të shekullit të
kaluar, qëndron në kthesën vendimtare
që ajo shënoi në fatin e
Luftës II Botërore dhe në fitoren e
Frontit të Lindjes, ndërkohë që vetë
fitorja mbi nazi-fashizmin ishte vepër
e Koalicionit Ndërkombëtar.
Kjo betejë vazhdon që të ketë jehonë
edhe sot në shtetet që dikur
ndodheshin të pushtuara nga nazizmi,
pasi mbi të gjitha është beteja
e një grupi shtetesh dhe një koalicioni
të bërë bashkë në emër të lirisë.
Amerikanët e kanë vlerësuar
gjithmonë rolin e betejës në kthesën
historike botërore. I pari që e dha një
vlerësim të tillë ishte Presidenti i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Rusvelt, i cili në emër të popullit të
vet i dhuroi qytetit heroik një
diplomë në vitin 1944, në të cilën shkruhej
ndër të tjera: "...fitorja e
lavdishme ndaloi sulmin, duke u
shndërruar në kthesën më të rëndësishme
të luftës së kombeve të koalicionit
kundër forcave të agresorit".
Mbreti i Anglisë, Gjergji VI, i
dhuroi qytetit një shpatë me mbishkrimin:
"Qytetarëve të fortë si çeliku,
si simbol i admirimit të thellë të popullit
britanik".
Gjermanët, pas lufte, kanë lënë
këtë mbishkrim në "Mamajev Kurgan":
"Stalingradi vlen shumë". Stalingrad
do të thotë ‘pikë kthese‘ dhe
shpresë. Ajo fitore ishte mesazhi se
njerëzimi do të shpëtohej". Pikërisht
gjermanët i dhuruan Voglogradit një
planetarium madhështor të vendosur
në qendër të qytetit të rindërtuar.
Çekët dhe sllovakët në statujën
"Fitorja" gjithashtu kanë shkruar:
"Pa heroizmin e Stalingradit, nuk do
të kishte liri". Norvegjezët: "Fitorja e
Stalingradit ndezi shpresë dhe admirim
në miliona zemra". Në Francë,
njëri prej bulevardeve në Paris dhe
një stacion i metrosë mban emrin e
"Stalingradit". 2 shkurti është një ditë
që kujtohet në shumë kombe, edhe
në Ballkan. Shqipëria, anëtare e Koalicionit
fitimtar për shpëtimin e
njerëzimit nga bisha naziste, kërkon
të mos harrohen mësimet e historisë,
që fatkeqësia me emrin "nazizëm"
të mos përsëritet e të mos bjerë sërish
mbi kokat e popujve.