E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindërtimi i Irakut kushtoi 51 miliardë dollarë

Komisioni që merret me
shqyrtimin e korrupsion
it dhe shpenzimeve në
kontratat e periudhës së luftës
në Irak, ka marrë një raport të
ashpër nga specialistët e qeverisë,
sipas të cilëve planifikimi i
dobët, vizioni i shkurtër dhe lakmia
ishin bërë bashkë në disfavor
të taksapaguesve amerikanë
dhe minimit të forcave amerikane
në Irak e Afganistan. Sipas
inspektorit të përgjithshëm për
rindërtimin e Irakut, SHBA-ja
kishte shpenzuar 51 miliardë dollarë
për një numër projektesh në
Irak, duke filluar që nga ato në
lidhje me ushtrinë irakiane dhe
forcat e policisë, e deri te rindërtimi
i puseve të naftës, rimëkëmbja
e rrjetit elektrik, transporti etj.
Disa nga projektet patën sukses,
ndërsa pjesa më e madhe e tyre
dështuan. Materiali prej 456
faqesh me titull "Mësime të rënda:
Përvoja e rindërtimit të Irakut"
e sheh problemin në dritën
e fillimit dhe vazhdimit të tij, pra
në zanafillë, kur Bush deklaroi se
për rindërtimin e vendit duheshin
vetëm 2.4 milionë dollarë
dhe më pas kur kjo shifër u
shumëfishua frikshëm. Sipas
raportit, qeveria amerikane nuk
ishte e përgatitur për një rritje të
tillë të kostos. Në të thuhet se
nëse nuk do të mësohet nga Iraku,
të njëjtat gabime do të vazhdojnë
të ndodhin edhe në Afganistan,
për rindërtimin e të cilit
janë shpenzuar deri më tani 30
miliardë dollarë amerikanë. Një
vit më parë, kongresi ngriti një
komision të posaçëm për
hetimin e çështjes së parave për
rindërtimin e Irakut dhe tani,
ndoshta, do t‘i duhet që të bëjë
raportime mbi çështje delikate.
Ndërkohë janë hapur 154 hetime
në lidhje me akuza për mitëmarrje,
konflikte interesi, produkte,
të dhëna jo sipas parametrave të
duhura. Sigurisht që shqetësimi
më i madh është ai që të gjitha
veprimet e gabuara në këtë histori
janë bërë në kurriz të parave
të taksapaguesve. Paneli që po
shqyrton çështjen, i krijuar sipas
modelit të "Komitetit Truman",
që hetoi shpenzimet e Luftës së
Dytë Botërore 60 vjet të shkuara,
ka një autoritet të gjerë për të hetuar
kontratat në mbështetje të
ushtrisë, rindërtimit dhe ato të
kompanive private të sigurisë.
Paneli ka kohë deri në gusht të
2010-ës që të përgatisë raportin
përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›