Beteja e humbur
Në radhën për pasaportën biometrike, zonja e zyrës postare nuk t’i kthen sytë aspak ndërsa ti i kërkon një kupon prej 6 mijë lekësh të reja. Për ndonjë sqarim apo informim nuk mund të guxosh të pyesësh. Sepse, të tjerë presin radhën pas teje dhe habiten shumë sesi mundet mos të dish se cili do të jetë sporteli se ku duhet të ngjeshesh mes radhës së njerëzve, që të lagur nga shiu apo me çadrat qull që të pikojnë në këmbë, presin për të kryer halle të tjera, si letra, pagesa telefonash, dritash e gjithfarë shërbimesh që ofrohen nga posta. Vetëm kaq? - pyet me naivitet. Asnjë dokument? Ohu, paske llafe, - thotë zonja që nuk i ngre fare sytë për të të parë dhe për të të dhënë minimalisht një përgjigje korrekte. Sigurisht, me një “ohuuu” dhe “paske llafe”, ti i ke kuptuar të tëra, përfshi aty brenda edhe marrjen e pasaportës tënde të re biometrike.
Po pse i marrim pasaportat? Mos ndoshta na pëlqen formati i ri? Apo kërkojmë të harxhojmë disa lekë më shumë, kur e dimë fare mirë që pasaporta e vjetër nuk ka dalë ende nga shërbimi. Po ku i dihet...Qeveria me një të rënë të lapsit mund të vendosë që këto pasaportat e kuqe që kemi në dispozicion, të na i nxjerrë jashtë funksioni brenda ditës. Por, një burrë në radhë të sqaron: Do të shkosh jashtë shtetit? Jo, - i përgjigjesh. Dhe, ai vazhdon: po pse e blen kuponin për pasaportë? Dhe, ti nuk mund të kesh një përgjigje, sepse ndoshta e bën se pasaporta e vjetër është grisur e vjetërsuar shumë, apo ndoshta është e mbushur me viza e s’ka më vend. Apo ndoshta për modë, se ka dalë e reja dhe je në gjendje të mirë ekonomike. Por, burri, atje te radha e kuponit pranë zyrës postare të sqaron: Jo dhe jo, ti e merr një pasaportë të re biometrike për të dalë jashtë shtetit, sepse pa këtë pasaportë, mos të të shkojë në mendje të udhëtosh jashtë kufijve të Shqipërisë.
Bukur na e kanë ngulitur në mendje qeveritarët këtë punën e pasaportave lidhur me liberalizimin e vizave. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton sot se duhet të hedhë në kosh të plehrave një pasaportë të vjetër për të marrë një të re, dhe pavarësisht kësaj a ia japin vizën pranë ambasadës apo jo... Kur e pyeta tim atë se pse nuk aplikonte për pasaportën e re biometrike, m’u përgjigj shkurt, qartë dhe saktë: nuk kam ndërmend të udhëtoj jashtë shtetit. Shkoni ju!!!
E në sinkron me aplikimin tim, përgjigjen e tim ati, të burrit në radhë dhe të punonjëses së postës, pashë edhe seancën kuvendore ndërsa diskutohej për një rezolutë të Parlamentit shqiptar për vizat. Demokratë e socialistë ngritën dorën për herë të parë gjatë kësaj legjislature për një çështje kaq të rëndësishme. Vizat! Qeveria i ka premtuar procedurat e lehtësimit të regjimit të vizave brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, që do të thotë ka afat dhe tre muaj. Por, duket se kjo nuk është procedurë e thjeshtë, sidomos pas eksodit masiv të qytetarëve të Ballkanit që përfituan nga kjo procedurë, e aq më tepër me lajmet e herëpashershme që vijnë sidomos për shqiptarët e Maqedonisë. Maxhoranca shfrytëzoi një okazion për t’i lënë topin në derë opozitës. Nëse kjo e fundit nuk do të merrte pjesë në seancën plenare ku diskutohej rezoluta e lehtësimit të vizave Shengen, atëherë PD-ja do të akuzonte PS-në se kjo e fundit është kundër këtij procesi. Por, ja që deputetët e opozitës hynë në seancë, ngritën dhe dorën për rezolutën e Parlamentit, duke e djegur këtë okazion të maxhorancës. Tani duket se “topi” është në derën e PD-së. Vallë, a do të arrijë kjo qeveri, me krizën politike në vend, të bindë Brukselin për të përfituar nga kjo procedurë? A do munden shqiptarët që pas qershorit të këtij viti të marrin lehtësisht vizat Shengen në dyert e ambasadave evropiane në Tiranë? A do bëjë punë kjo rezolutë e miratuar nga Kuvendi për t’i hapur rrugë këtij procesi?
është e kuptueshme se loja politike po dëmton procesin, e për më tepër imazhin e vendit tonë në sytë e evropianëve. Në fund të fundit, ç’mund të presim liberalizimin e vizave, kur nuk liberalizojmë dot raportet ndërmjet nesh?! Dhe, kjo fillon që tek punonjësja e postës, që minimalisht nuk ka kulturën më elementare për të ngritur sytë e për të të dhënë një përgjigje për pyetjet që ti ke.