E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet rreth 700 kg kanabis, pranga nje trafikanti

SARANDE-Rreth 676 kg kanabis sativa janë sekuestruar dje në mbrëmje në gjirin e Bunecit, Sarandë nga një operacion antidrogë i policisë. Droga do të trafikohej për në Greqi nga disa persona, një prej të cilëve është identifikuar dhe arrestuar trasnportuesi. Trafiku u pikas nga pajisjet dixhitale që survejojnë ujrat detare

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj konfirmoi sot paradite për mediat se pajisjet dixhitale shumë moderne që janë instaluar së fundi në survejimin e gjireve detare ku është dyshuar gjithmonë se trafikohej drogë, mbrëmjen e djeshme pikasën një mjet të dyshimtë në det që ishte drejtuar nga toka. “Nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e pajisur me aparatura dixhitale, e inauguruar kohët e fundit, mbrëmë u dha rezultati i parë. Në orët e vona të ditës së djeshme, datë 12.03.2010, prej saj, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues, skaf, i cili po tentonte të vinte nga ishujt në veri të Korfuzit në drejtim të brigjeve shqiptare”.
Burgaj theksoi se menjëherë u lajmërua policia e Sarandës, e Durrësit dhe ajo e Tiranës që në shpejtësi kanë mbërritur në vednin e ngjarjes. Operacioni u finalizua me gjetjen e lëndës narkotike të bërë gati për trafik nëpërmjet detit. “676 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabist sativa u gjet në një automjet e tipit benz”.
Burgajt theksoi se automjet i përket shtetasit Kledjan Goga nga Saranda. “Makina drejtohej nga Kledjan Goga që është dënuar më parë me 5 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike". Dyshohet se personi është larguar pasi është sinjalizuar për mbërritjen e policisë, por pas disa ore kerkimesh u arrestua ne Piqeras te Sarandes. Me anë të Goges, policia shpreson të zbardhë dhe emrat e të tjerë personave të implikuar në këtë trafik, qe po zhvillohej ne zone nga toka ne det.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›