E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet kerkesa e Aldo Bares per perjashtim te trupit gjykues

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka refuzuar dje kerkesen e kreut te "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare per gjykim e shkurtuar. Gjyqtari Klodian Kurushi gjate shqyrtimit te kerkeses, ka argumentuar se vendimi i marre nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk ka qene i njeanshem. Gjykata i shpjegoi mbrojtjes, se ne dosje ndodhen disa ekspertiza, te cilat duhet te behen te ditura ne seance, per kete arsye nuk mund te pranohej gjykimi i shkurtuar. Gjykata vendosi qe procesin gjyqesor ne ngarkim te Aldo Bares, ta shqyrtoje serish kryegjyqtarja Fatmira Hajdari, me anetare; Altin Abdiun, Artan Brocin, Kreshnik Omori dhe Sokol Tona. Tre dite me pare avokati mbrojtes i te pandehurit Aldo Bare, pas rrezimit te kerkeses nga gjykata per gjykim te shkurtuar, deklaroi se ceshtja ne ngarkim te klientit te tij ishte paragjykuar dhe ishte e njeanshme. Avokati Vladimir Mece, shpjegoi se ne momentin qe gjykata vendos per nje gjykim te shkurtuar, atehere ne fashikull te gjykimit futen edhe deklarimet e vete te pandehurit. Nderkohe qe prokurori argumentoi se nuk mund te pranohej kerkesa e avokatit, pasi disa seanca me pare ai kishte kerkuar pavlefshmerine e akteve hetimore, per kete arsye nese pranohej gjykimi i shkurtuar, atehere vendimi do te jepet duke u mbeshtetur ne aktet e paraqitura nga prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›