E Diel, 1 Nëntor 2026

Faktorit minus nuk i pëlqejnë kartat e identitetit ....kërkon kartë të re

Spekulimi i emisionit selektiv të gazetarit të mirë-rrahur, me kartat e identitetit, shkon deri aty sa “intrigon” telespektatorin me një inskenim të ulët. Qëllimi i pastër i këtij seria-li me kartat e identitetit të filluar nga Gramoz Ruci dhe më pas vazhduar nga Mero Baze është një tregues i qartë në investimin minues për liberalizimin e vizave. Manipulimi i opinionit publik se siguria e kartave është e pasigurt, prandaj Europa, duke i sinjalizuar BE, dëften qëllimin kundër aspiratës legjitime të shqiptarëve në rikthimin në identitetin evropian.
Për ta kuptuar më mirë këtë situatë rikrijimi in-vitro të një eksperimenti dyshim-sjellës, Faktori Minus ka marrë dy Karta Identiteti, natyrisht të kudogjendura, atë të drejtuesit të emisionit, dhe çuditërisht një Kartë Identiteti anonime, që është e deputetit të opozitës anonime, Ilir Beqja, një njohës (siç vetëparaqitet) i problemit të spekulimit me shifrat ekonomikë. Dhe që tashmë i ka hyrë kooperimit të dezinformim katodik nëpërmjet një rrjeti televiziv thellësisht anti-qeveri.
Afërmendsh nuk do ndalemi në Regjistrin Elektronik Kombëtar të shtetasve, Mero
Baze apo Ilir Beqja, ky i fundit, ish pivot basketbollist, tepër shok fëmijërie i bllokmenit Edi Kristaq Rama, pasi Iliri është i biri i Hamit Beqjes, sociologut të teorisë marksiste që bënte lavazhin e trurit studentëve. Shkurt përkthehet nomenklaturë komuniste, nejse.
Përfundimi i Mero B. me parter Ilir Beqja për të de-legjitimuar liberalizimin e vizave, kinse pretendohet se kartat e identitetit nuk janë të sigurta është një lojë komplet kundër interesave kombëtare. është pikërisht e pamundur falsifikimi i fabrikimit të një prej dokumenteve me standardet më të larta botërore që kanë në duar shtetasit shqiptarë.
Kurse gjenerali Famë-rrahur i ushtrisë së injoranteve, përndryshe Mero B, i është futur një aventure qesharake duke interpretuar abetaren e algoritmeve model 23 dhe procese inteligjente që nuk ia ka haberin fare. Mirëpo edhe sikur të ishte e vërtetë pretendimi, karta e identitetit ka elementin e sigurisë maksimale të shenjave të gishtërinjve që nuk mund të falsifikohen, manipulohen siç mund të bëhet me numra. Pra supozimi i prej 30 minutave ka qenë i kotë, por i dëmshem në imazhin e Shqipërisë digjitale.
Gjithsesi ky spekulim kapricioz nuk do shkencë por një kamera televizive, dy karta personale dhe një mendje perverse. As në qendrën komerciale “City Park” nuk mund të blihet një pajisje e tillë mistifikimi. Rezultatet që përcjell Aktori Plus janë të forcuar siç është forcuar brava e makinës BMV të Mero Baze - pra të dyja i ka menduar po vetë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›