Beteja mes të rinjve të FRESSH-it tensionon PS-në
Forumi Rinor i të Rinjve socialistë shqiptarë është përfshirë në një luftë të brendshme çka ka sjellë krijimin e dy grupeve brenda tij. Nga synimi për të sjellë një imazh të ri të këtij forumi, gjithçka është kthyer në një betejë me njoftimesh “fantazmë” për shtyp, të cilat nuk i merr përsipër askush. Dje, në adresat e gazetarëve një njoftim për shtyp që vinte nga Asambleja Kombëtare e FRESSH-it kthente një përgjigje për grupin tjetër të forumit, atë që drejtohet nga Dritan Broka, Ajola Xoxa dhe Sokol Kondi. Sipas këtij njoftimi, nuk është e vërtetë që FRESSH-i do të ketë zgjedhje në muajin shtator të këtij viti, por vitin që vjen kur mbaron mandati i kryetares aktuale Megi Ajtyresa. Por zyra për marrëdhëniet me mediat në PS sqaroi se njoftimi nuk është zyrtar.
Shmangia
Në fillim të verës FRESSH-i nisi një tur veror të drejtuar nga Ajola Xoxa e cila është e deleguar e AK-së së PS-së, tur në të cilin nuk u pa në podiume qendrore kryetarja aktuale, Megi Ajtyresa. Mungesa e Ajtyresës solli komente si brenda FRESSH-it, ashtu edhe në media. Pavarësisht këtyre, Ajtyresa nuk ka pranuar asnjë kontakt me mediat dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim për mungesën e saj në këtë tur. Kjo heshtje e Ajtyresës duket se i dha hapësirë grupit tjetër për të hedhur ide për një rikonfigurim të forumit rinor përmes zgjedhjeve që sipas këtij grupi, do të zhvillohen në shtator-tetor të këtij viti. Në një njoftim për shtyp të grupit që mbështet Xoxën thuhej se dy vajzat, Ajtyresa dhe Xoxa, do të jenë rivale në zgjedhjet e këtij viti, ndërsa po sipas këtij njoftimi, Xoxa është e deleguar nga AK-ja dhe është e stimuluar të punojë sa më mirë, sepse i është premtuar për të qenë kandidate për deputete në 2009-ën. Ky grup thotë se kanë mbështetjen e plotë të kryetarit të PS-së. Megjithatë, pavarësisht të gjitha pretendimeve të palëve, FRESSH-i duket se nuk po ia del dot në qëllimin për të qenë aktiv me nisma konkrete, kjo, sepse vëmendja është përqendruar në atë çfarë po ndodh brenda tij. Gjithçka është shndërruar në një luftë mediatike, ndërsa sa për zgjedhjet e mundshme, nuk ka ende asnjë vendim zyrtar.