Raporti, ja vizitat dhe takimet e Topallit për integrimin në BE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bën bilancin e punës së saj në krye të Kuvendit në sesionin parlamentar vjeshtë-pranverë 2007-2008, duke cilësuar sukses punën në diplomacinë parlamentare dhe bashkëpunimin ndërparlamentar dy dhe shumëpalësh. Në një raport të publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit, thuhet se "kjo veprimtari e kryeparlamentares u shoqërua nga një axhendë e ngjeshur dhe dinamike në funksion të përcjelljes së vullnetit politik për ndërmarrjen e politikave të guximshme për përshpejtim të ecurisë së reformave dhe të proceseve integruese të vendit, forcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërparlamentare dhe përmirësimit të vazhdueshëm të imazhit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve". Sipas raportit zyrtar, kjo veprimtari numëron rreth 17 vizita të ndërsjella të kryeparlamentares Topalli jashtë vendit dhe homologëve të saj në Shqipëri, rreth 20 konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta rajonale dhe ndërkombëtare në Tiranë dhe jashtë vendit, rreth 90 takime me personalitete të larta në vend dhe jashtë Shqipërisë.
Kalendari i punës së Kryetares së Kuvendit përfshin një numër vizitash zyrtare që ajo ka kryer jashtë vendit, e ftuar nga homologë të saj dhe takime me autoritetet më të larta në vendet respektive. Kjo axhendë përfshin vizita zyrtare të kryeparlamentarëve në Tiranë, me ftesë të Kryetares Topalli, pjesëmarrjen e saj në konferenca, sesione dhe takime ndërkombëtare jashtë vendit, si “key speaker” ose lektore në universitete, si dhe një seri e dendur takimesh me personalitete të larta të politikës, të së drejtës dhe fushave të ndryshme. Në fokus të kësaj veprimtarie ishin aktivizimi dhe forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare me vendet e rajonit, vendet anëtare të BE-së, Parlamentin Evropian, vendet anëtare të NATO-s, vendet e Gjirit e më gjerë në shërbim të përparësive, përshpejtimi i ratifikimit të MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, nxitja për marrjen nga Shqipëria të ftesës për në NATO, inkurajimi për ratifikimin sa më të shpejtë të protokollit për anëtarësim të plotë në këtë aleancë, liberalizimi i lëvizjes së lirë, mbështetje për statusin pavarësi të Kosovës, lobing për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur etj. I gjithë ky aktivitet shënon jo vetëm performancë profesionale të lartë, dinamizëm të nivelit të marrëdhënieve ndërparlamentare dhe frymës së bashkëpunimit e partneritetit të komisioneve parlamentare me simotrat e tyre jashtë, aktivizim dhe shtrirje më të gjerë gjeografike të këtyre marrëdhënieve, por edhe ngritjen e urave të sigurta të miqësisë dhe bashkëveprimit në interes të ndërsjellë në shërbim të perspektivës evropiane të Shqipërisë.