PLL: Opozita duhet të jetë konstruktive
Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, tha dje gjatë një konference për shtyp se “PLL-ja shpreh vullnetin e palëkundur për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe thellimin e tij dhe beson se ato, në përputhje me mandatin e tyre do të vazhdojnë të japin të njëjtin kontribut si më parë".
Spahia u shpreh i shqetësuar për mosdhënien e konsensusit të opozitës gjatë sesionit të kaluar parlamentar, për ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë më reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, dënimin e krimeve të komunizmit, duke përfshirë dhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. “Partia Lëvizja e Legalitetit, - deklaroi ai, - gjykon se mosdhënia e konsensusit nga ana e opozitës për këto ligje të rëndësishme si dhe për çdo vonesë në miratimin e tyre, është një pengesë e panevojshme në rrugën e plotësimit të standardeve dhe përmbushjes së detyrimeve që kjo mazhorancë ka marrë mbi vete”.