Beteja për pensionet, policët në Kushtetuese
Pakënaqësitë për ligjin e fundit të sigurimeve shoqërore suplementare duket se nuk kanë të sosur. Palët e përfshira në këtë ligj janë të pakënaqura dhe lufta e tyre për të hedhur poshtë këtë ligj, që u miratua në muajin maj në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do përfundojë me kaq. Nëpërmjet Avokatit të Popullit, ata kanë dërguar ankimim për ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i tij, për shkak se bie ndesh me shumë ligje të tjera.
Ligji "i keq"
Siç dihet, në muajin maj, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar", ku janë bashkuar sigurimet edhe me Forcat e Armatosura, Gardën, Shërbimin Informativ, Policinë e Burgjeve, zjarrfikësit dhe SHKB-në. Nga këto palë, të parët që e kundërshtuan ishin drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke argumentuar se aktualisht e kanë një ligj për sigurimet suplementare dhe miratimi i ligjit të ri bie në kundërshtim me atë për Policinë e Shtetit. Madje, ata u ankuan deri te Presidenti i Republikës, por ky i fundit nuk e dëgjoi fjalën e tyre, duke e firmosur atë që tashmë ka hyrë në fuqi.
Edhe pas dështimit të kësaj përpjekjeje, drejtuesit e policisë dhe sindikata, e cila mbron mbi 9500 efektivë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, nuk u dorëzuan, duke kërkuar respektimin e ligjeve në fuqi. Madje, me ta u bashkuan edhe shoqatat e policëve të liruar, por nuk ndenjën mënjanë as ata të ish-ushtarakëve. Të gjithë i janë drejtuar për ndihmë edhe Avokatit të Popullit që të bashkohet me shqetësimin e tyre. Burimet bëjnë të ditur se juristët e këtij institucioni kanë përgatitur një ankimim dhe ditën e djeshme e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kërkohen nga palët në Gjykatën Kushtetuese janë pikërisht ndryshimet në këtë ligj, ose shfuqizimi i tij, për shkak se bie në kundërshtim me ligjet e tjera në fuqi.
Protesta
Siç dihet, të gjitha grupet e interesit që janë përfshirë në ligjin për sigurimet shoqërore suplementare kanë ligje të veçanta për këto përfitime. Por, pjesa më e prekur mbetet Policia e Shtetit. Në qershor të 2007-ës, ligjvënësi në nenin 88 dhe 89 të ligjit Nr. 9749, datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit", duke marrë parasysh përgjegjësinë dhe rrezikshmërinë e lartë në detyrë, ka sanksionuar vazhdimësinë e përfitimeve të tjera shtesë sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit". Për këtë periudhë kaq të shkurtër s‘ka pasur asnjë ndryshim në pakësimin e shkallës së rrezikut apo të elementeve të tjera që të shërbejnë si argumente për të ndryshuar ligjet në lidhje me përfitimet suplementare.
Për këtë arsye, policia ka kërkuar motivet pse duhet të ndryshohet ky ligj, duke i bashkuar me struktura të tjera që nuk kanë të njëjtën shkallë gatishmërie dhe nuk përfitojnë të njëjtat sigurime. Ndryshe nga specialistët shpjegohet se detyrat institucionale, që i ngarkon ligji Policisë se Shtetit, janë të një rrezikshmërie shumë të lartë dhe nuk mund të krahasohen me asnjë detyrë institucionale që kanë strukturat e tjera shtetërore, ashtu siç është bërë me këtë ligj, ku janë bashkuar sigurimet edhe me Forcat e Armatosura, Gardën, Shërbimin Informativ, Policinë e Burgjeve, zjarrfikësit dhe SHKB-në.
Reagimi
Kreu i sindikatës deklaroi në atë kohë se nuk është pyetur askush dhe se ka një ligj aktual
Kur policia "i lutej" Presidentit:
Mos e dekreto ligjin e pensioneve
Pak kohë më parë, pikërisht në muajin maj, policia i bëri apel Presidentit që të mos e dekretojë ligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar", i cili vetëm pak ditë më parë kishte kaluar në Parlament. Nëpërmjet një ankimi drejtuar Presidentit Bamir Topi, Sindikata e Policisë, por edhe kreu i policisë, kanë kërkuar që të rishikohet ky ligj, pasi po abuzohet rëndë me punën e tyre. Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, i cili ka dalë kundër këtij ligji, duke argumentuar në një ankesë të gjatë, ka kërkuar nga Presidenti që të mos dekretohet. Burimet policore shpjegojnë se një veprim të tillë e ka kryer edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, pasi vërejtjet e bëra për të nuk janë marrë parasysh. Për më tepër, edhe ish-punonjësit e policisë e kanë kundërshtuar hapur ligjin e ri për sigurimin shoqëror suplementar, duke kthyer kështu gjithë segmentet e policisë kundër këtij ligji. Tashmë, në listën e ankesave janë shtuar edhe ish-ushtarakët. Në atë kohë, Sindikata e Policisë ka argumentuar se në nivelin që kërkohet të jetë Policia e Shtetit, përkeqësimi i përfitimeve suplementare të punonjësve të policisë do të ndikojë negativisht në rekrutimin e personelit me arsim të lartë apo të mesëm, që kanë mbaruar shkollën me rezultate të larta. "Kështu, në vlerësim të punës me rrezikshmëri të lartë që kryejnë punonjësit e policisë është detyra jonë institucionale për të marrë iniciativa ligjore për përmirësimin e vazhdueshëm të motivimit të tyre. Çdo nismë për të përkeqësuar përfitimet aktuale do të dëmtonte punën në strukturat e policisë në luftën ndaj krimit, si dhe do të krijonte një situatë problematike si me organizatën e policisë ashtu edhe me misionet e huaja në ndihmë të policisë, të cilat kërkojnë rritjen e parametrave aktualë të trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke e përafruar me standardet e policisë së vendeve europiane", detajohej në ankesën drejtuar Topit. Të njëjtat pika janë bërë shqetësim edhe në ankimin e drejtuar në Gjykatën Kushtetuese. Madje, është shtuar se procedurat në përgatitjen dhe miratimin e këtij ligji kanë qenë jo transparente dhe antiligjore. Siç mësohet, përgatitja e këtij ligji nuk është parashikuar në asnjë dokument strategjik të shtetit shqiptar, duke filluar nga plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, te strategjia kombëtare për zhvillim e integrim dhe përfunduar te strategjitë sektoriale e planet vjetore të institucioneve të interesuara. Megjithëse pretendohej se projekti është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 452, datë 15.4.2009, në faqen elektronike të saj, ku flitet për vendime e projektligje, nuk gjendet ai vendim. Ky ligj është dërguar dhe protokolluar në sekretarinë e Kuvendit në datën 13.5.2009, me nr. 1428, është diskutuar (pa vërejtje) vetëm në Komisionin e Ekonomisë, pa kaluar në asnjë komision tjetër, ku sipas rregullave duhet të kalonte minimalisht në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë.
Kundërshtitë
1- Procedurat në përgatitjen dhe miratimin e këtij ligji kanë qenë jo transparente dhe antiligjore
2- Futja në këtë ligj e punonjësve të Policisë së Shtetit, kur trajtimi i tyre është rregulluar me një paketë të plotë ligjore e nënligjore, të gjithëpranuar dhe duke pasur në konsideratë nivelin ekonomik të shoqërisë shqiptare, nuk ka paraqitur asnjë shqetësim të qenësishëm deri tani
3- Barazimi që i bëhet trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit me efektivat e strukturave të tjera është i pamotivuar, pasi natyrat e punës janë të ndryshme
4- Fuqia prapavepruese e këtij ligji (neni 29 "Rillogaritja e të drejtave të njohura")
Kundër
Efektet negative që
sjell ligji për policinë
- Natyra e punës, shkalla e rëndësisë së detyrës dhe vështirësia e lartë në punën e punonjësit të policisë nuk mund të krahasohet ose të barazohet me kategoritë dhe profesionet e përfshira në projektligj.
- Punonjësit e Policisë së Shtetit i kanë të rregulluar me ligj përfitimet suplementare dhe nuk ka arsye përse të përfshihen në një ligj të ri. Policia e Shtetit ka arritur një standard dhe nuk ka motiv për keqësimin e tij. Baza ligjore për sigurimet shoqërore suplementare është e plotë.
- Ligji i ri i përgatitur, ul në mënyrë të ndjeshme masën e përfitimit, përkeqëson masën e pagesës sipas gradave dhe sipas kontributeve të secilit punonjës policie. Pagesa në këtë projektligj është e njëjtë për të gjithë punonjësit e policisë, kështu, sipas tij, punonjësit që paguajnë kontribute më të mëdha në sigurime dhe kanë grada të larta policore, do të kenë të njëjtën pagesë me ata me kontribute më të vogla dhe grada të ulëta.
- Për shkak të natyrës së punës, punonjësit e policisë transferohen sa në një vend në tjetrin; ata shërbejnë në të gjitha zonat e vendit, në kufi, veri-jug dhe në zonat më ekstreme. E gjithë kjo është një sakrificë sublime si për vetë punonjësin ashtu dhe për vetë familjen, ndaj ata duhet të kenë një trajtim më të mirë kur organizata i nxjerr në pension të parakohshëm.
- Gjykojmë që në projektin e paraqitur nuk është vlerësuar dhe nuk vlerësohet risku e specifika e natyrës së punës së punonjësit të policisë. Në etikën policore amerikane (pjesë e trajnimeve të ICITAPI-it me punonjës të policisë shqiptare) midis të tjerave trajtohet "teoria e kullës", e cila ka në thelb sa më poshtë: Në rastet e akteve terroriste, fatkeqësive natyrore, gabimeve njerëzore etj., në objekte apo ambiente publike të gjithë njerëzit që ndodhen pranë tyre kanë një qëllim që të largohen prej aty për të shpëtuar jetën, ndërsa policia ka për mision të shkojë aty.
- Ulja e masës së përfitimeve do të demotivojë kandidatët që do të konkurrojnë për t‘u pranuar dhe shërbyer në Policinë e Shtetit, pasi perspektiva e tyre për jetën, pas këtij shërbimi është e pambrojtur dhe e pagarantuar.
- Përgjegjësitë dhe detyrat institucionale që i janë ngarkuar nga ligji "Për Policinë e Shtetit", janë të një rrezikshmërie shumë të lartë, për rrjedhojë nga ligjvënësi kërkohet vlerësim për punën dhe të ardhmen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe jo të përkeqësohen arritjet e deritanishme.
Ligji
Aktet ligjore për
pensionet e policisë
Punonjësi i Policisë së Shtetit përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në bazë të ligjit Nr. 8661, datë 18.09.2000 "Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit" dhe të vendimit nr. 443, datë 16.06.2005 të Këshillit të Ministrave "Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve te Policisë së Shtetit dhe anëtareve të familjeve të tyre, në rast kur punonjësi ndërpret karrierën".
Në zbatim të dy akteve të sipërcituara është nxjerrë udhëzimi i përbashkët nr. 1752/1, datë 29.07.2005 dhe nr. 3584/4, datë 01.08.2005, i ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave.
Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në aktet ligjore për trajtimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, ka nxjerrë urdhrin nr. 1783, datë 05.08.2005 "Për realizimin e të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit për përfitimet suplementare".