Ndeshkime ne Vlore italiane e greke gjueti te paligjshme

Për vitin 2010 inspektoriati i peshkimit në qarkun e Vlorës ka marrë 10 masa administrative për anijet e peshkimit që ushtrojnë aktivitet jashtë sezonit dhe për gjueti të paligjshme. Në mjetet e lundrimit të penalizuara ka anije shqiptare, italiane dhe greke.
Ndërsa masat administrative më të rënda janë për ata persona të cilët përdorin lëndë plasëse për peshkim, por edhe ata që kryejnë gjueti fundore ku ndodhet zona e resurseve të detit.
“Në rastin e anijeve italiane dhe greke kanë bërë gjueti në ujërat territoriale shqiptare pa autorizimin përkatës të autoriteteve tona. Gjobat për anijet e huaja variojnë nga 25 milionë deri në 45 milionë lekë të reja. Masa jonë është marrë 26, 27 apo 28 milionë në varësi të rasteve që kemi konstatuar”- tha Reshat Xhelili, përgjegjës i Inspektoriatit të Peshkimit në Vlorë.
Inspektoriati i peshkimit në Vlorë ushtron kontrollet në bazë të aktiviteteve që zhvillohen në këtë fushë të cilat mund të kenë në fokus të tyre rekreativitetin, përfitimin ekonomik si dhe punën shkencore-hulumtuese.
Festim Llanaj