E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria shtyn në vetëvrasje 33-vjeçarin

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës dhe varfërisë në të cilën jetonte. Depresioni i shkaktuar si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike dyshohet të jetë shkaku që e ka detyruar 33-vjeçarin L.I. nga Sukthi t’i japë fund jetës. Ndonëse i riu është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nuk ka mundur t’i mbijetojë fostoksinës që kishte gëlltitur. Familjarët e kanë gjetur pak çaste pas konsumimit të helmit dhe dërguar në spital që ditën e premte, por natën e së dielës ai ka mbyllur sytë, pa dëshirën për të jetuar në mjerim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›