E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet KQZ-ja e re, sot zgjidhet nënkryetari



Shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan dje në Kuvend. Kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani, si dhe gjashtë anëtarët e tjerë, u betuan përpara Kushtetutës së vendit se do të respektojnë ligjin. Më pas, të gjithë anëtarët shkuan në zyrat e KQZ-së ku nisën zyrtarisht punën. KQZ-ja njoftoi se sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e këtij institucioni ku pritet që anëtarët të zgjedhin nënkryetarin e KQZ-së, i cili do të jetë njëri nga anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste, Dëshira Subashi ose Artan Laze. Komisioni do të përballet këtë vit me një sistem proporcional rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›