Plagoset me thikë 30-vjeçari
20/01/2005
Arben Likaj ka mbetur i plagosur mbrëmë rreth orës 18.00 në afërsi të shkollës së baletit. Dy persona të armatosur me thika, e kanë qëlluar për vdekje 30-vjeçarin dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja
Likaj ishte duke ecur në këmbë pranë shkollës së baletit, kur prapa i dolën 2 persona, të cilët mesa dukej ai i njihte. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.1, nën juridiksionin e të cilit është ky territor, shprehen se mysafirët e beftë e kanë goditur disa herë në trup Arben Likajn. Me të kryer këtë akt, ata janë larguar në drejtim të rrugicës përbri, duke përfituar dhe nga errësira. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes u kujdesën ta shpinin menjëherë në spital 30-vjeçarin e lënduar rëndë. Sakaq, atje ka mbërritur patrulla e policisë, për të kryer veprimet hetimore. Të njëjtat burime saktësojnë se, Likaj është në gjendje kritike për jetën. Bluzat e bardha të spitalit civil, ku u dërgua i plagosuri, kanë dhënë pak shpresa për shpëtimin e tij. Plagët e marra në organet jetike si veshka e mëlçi, janë tejet të rënda. Veç kësaj, humbja e madhe e gjakut ka ndikuar mjaft negativisht. "I lënduari nuk është në gjendje të flasë. Dëshmitarët nuk i kanë njohur autorët e plagosjes dhe, kësisoj, ne nuk kemi në duar asnjë të dhënë që të mund të na ndihmojë për t'i identifikuar", shprehen blutë, të cilët kanë viktimën, të vetmen shpresë për zbulimin e ekzekutorëve.