Moxhi: Luan kush e meriton

20/01/2005
Me transferimin e Adrian Mutus, Juve kompleton tani për tani skuadrën e saj kampione, në stilin Real Madrid. Luçiano Moxhi siguron që ish- sulmuesi i Çelsit do të qëndrojë për pesë vite, pavarësisht nga konkurrenca e skuadrave të tjera. “Për Adrian është akoma problemi i transferimit, i cili duhet të vijë nga Anglia, ka thënë drejtori bardhezi. Po, i kemi kërkuar një favor Livornos, por nuk është ndonjë lajm i jashtëzakonshëm: Në të kaluarën e ka bërë edhe Interi me Gamaranë. Duke parë që skuadra e Livornos nuk kishte ekstrakomunitarë, i kërkuam një nder Spinelit. Mutu është një lojtar i jashtëzakonshëm, të cilin e ndiqnim prej kohësh. Ishte vetëm një hap larg fanelës bardhezi që në merkaton e verës së kaluar, por Abramoviç ndryshoi mendje”. Kapitulli Del Piero. “Nuk ekzistojnë probleme kundrejt tij, siguron Moxhi. Që sot e tutje, do të luajë ai që është më në formë. Konkurrenca stimulon, nuk ekzistojnë fanela të blinduara. Mua më pëlqejnë lojtarët, të cilët mund të mbulojnë shumë role: Aleks është i mirë të luajë në sulm dhe si trekuartist. Kasano? Nuk jam në gjendje të parashikoj se Sensi do të qëndrojë akoma president i Romës apo jo, por kam një ndjenjë që Kasano dhe Toti do të largohen nga kryeqyteti”. Në qershor do t’i shtohet grupit, edhe Mikoli, i cili është dhënë borxh te Fiorentina. “Me Dela Valen, së shpejti do të bisedojmë për kundërlëvizjet, shpjegon Moxhi. Ne e respektojmë Fiorentinën, me të cilën kemi shumë marrëdhënie të mira”.