E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaneti, besnik me Interin

20/01/2005  

“Jam shumë mirë tek Interi dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur”. Kristiano Zaneti nuk është shumë i tërhequr nga lajmet që vijnë nga Juve, për një transferim të mundshëm. Në Torino, është Fabio Kapelo, i cili ka shumë stimul për të, me të cilin ka fituar titullin me Romën, por ai i qëndron besnik Interit: “Sigurisht që jam shumë i kënaqur për interesimin e skuadrave të mëdhaja, por jam shumë mirë tek Interi dhe shpresoj të qëndroj këtu. Më pas, në qoftë se klubi do të më thotë për t’u larguar, do të bëj atë që të thonë ata. Por, po e përsëris edhe njëherë, këtu jam mirë dhe dëshiroj të qëndroj. Kontrata më skadon më 2006, nuk kemi folur për ndonjë zgjatje, por është akoma shpejt”. Në qoftë se Françesko Toti do të largohet nga Roma, mund ta rigjej tek Interi. “Toti është lojtar, i cili bën diferencën. Do të ishte diçka shumë e bukur për skuadrën dhe për ne lojtarët, sepse po erdhi ai, do të na ndihmonte për të fituar diçka”. Interi duket shumë larg luftës për titull dhe më i përqëndruar për në Ligën e Kampionëve, por jo për Zanetin: “Ne mendojmë për të gjitha. Juventusi barazoi dhe distanca ngeli po ajo që ishte. Ne besojmë përherë. Të paktën shpresojmë që të futemi në luftë. Barazimi me Rexhinën nuk ka ndikuar negativisht mbi grupin, edhe mund të qëndrojë një barazim me një skuadër si ajo e Rexhinës. Këto ndeshje duhen zhbllokuar në fillim, sepse pastaj bëhen të vështira. Duhej një lojë e madhe nga një lojtar i veçantë, por për fat të keq nuk ka ardhur. Tani shpresojmë ta rifillojmë me një fitore kundër Kievos”. Është dëmtuar Adriano… “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por kemi dhe sulmues të tjerë të vlefshëm. Kështuqë, nuk kemi probleme, por shpresojmë të rekuperohet për të shtunën”. Për të shtunën? Flitet për një muaj… “Nuk e di se sa është dëmtuar, thashë të shtunën, sepse ajo është ndeshja e ardhshme”. Kapitulli vazhdon me atë që Interi nuk ka patur. Zaneti nënvizon më shumë gjërat e mira: “Ne nuk kemi humbur asnjëherë dhe kjo është diçka shumë pozitive. Kemi bërë shumë barazime, por ndonjëherë kemi barazuar edhe ndeshje që meritonim t’i fitonim.

Futbolli është i krijuar edhe nga rastet. Por, gjithsesi shpresojmë përherë, duhet të rekuperojmë, por gjendja do të shihet në fund të vitit”. Zaneti është një nga titullarët fiks të formacionit në ndeshjet e fundit: “Më bëhet shumë qejfi që luaj vazhdimisht në ndeshjet e fundit. Do të thotë që trajneri ka shumë besim tek unë”. Po tani që kthehet Veron… “Jemi shumë e Mançini do të vendosë se kë do të fusë në lojë”. Dhe në fund, e mbyll duke folur për arbitrat, pas rastit të Rakalbutos në Kaliari. Keni patur ndonjëherë probleme? “Jo, kurrë. Përherë kam patur bisedime të qeta me ta. Edhe mund të ndodhë që ndonjëherë të gabojnë, edhe ata janë njerëz si ne”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›