Shuhet drejtori Kujtim Hysenaj
20/01/2005 Mbyll sytë pas një sëmundjeje të gjatë kryetari i Shërbimit Sekret Shqiptar. Kujtim Hysenaj ndërroi jetë dje në mesditë, në një klinikë të huaj. Trupi i tij pritet të mbërrijë sot në atdhe, për t'i bërë nderimet e fundit. Ndonëse ndihma dhe ndërhyrja e mjekëve ka qenë e gjatë dhe e pakursyer, Hysenaj nuk mbijetoi dot. Pa e zbehur punën e vyer të titullarit, strukturat përkatëse kanë propozuar dy kandidaturat e para për vendin e lënë nga Hysenaj. Dy ish-ministra duket se janë në garë për të marrë postin e rëndësishëm, gjithsesi, nëse do kalojnë në Presidencë e në Kuvend. Ish-ministri i Rendit Publik, Ilir Gjoni dhe ish- ministri i Turizmit, Besnik Dervishi, janë favoritët që pritet të zenë karrigen e Hysenajt. Thuhet se këto janë emra të pritshëm që do të propozojë kreu i Qeverisë në Presidencë.
Vdekja
Kujtim Hysenaj vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë në mëlçi, që, sipas një burimi anonimat, bëhej fjalë për cerozë. Kryetari i SHISH-it ndërroi jetë në një klinikë të huaj. Sipas të njëjtave burime, 58-vjeçari pësoi të martën në mbrëmje vdekje klinike, por më pas shfaqi sërish shenja jete. Ky fakt i detyroi bluzat e bardha që të mos i humbnin shpresat. Por, mesdita e djeshme e shoi përfundimisht Hysenajn. Paskëtaj u deklarua zyrtarisht vdekja e tij. Në shtëpinë e të ndjerit, në një nga pallatet përballë "Librit Universitar", deri në orët e vona të pasdites së djeshme, nuk ka qenë asnjë nga familjarët. Gardistët, të ngarkuar me shërbim te hyrja e ndërtesës, ishin të urdhëruar të mos linin askënd të huaj të vinte këmbë brenda. 58-vjeçari që kryente që nga viti 2002 detyrën e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, kishte pasë simptomat e para të sëmundjes në fund të vitit 2003. Asokohe u përfol dhe për një shkarkim të tij. Më pas, u saktësua se Hysenaj kish kërkuar nga Kryeministri Fatos Nano dorëheqjen. Si motiv për tërheqje, i ndjeri kishte paraqitur arsyet shëndetësore, të cilat u dyshuan si të sajuara. Përligjja e tyre do të vërtetohej pak muaj më pas, kur Kujtim Hysenaj nisi terapitë dhe mungesat në punë u shpeshtuan. Dy muaj më parë, sëmundja përparoi së tepërmi, duke e detyruar kreun e SHISH-it të largohej nga Atdheu, për t'i kaluar ditët e fundit në një klinikë të huaj, nën kujdesin e specialistëve.
Kandidaturat
Ilir Gjoni apo Besnik Dervishi. Ndërsa nuk kanë kaluar ende as 24 orë nga vdekja e Hysenajt, këshilltarët e Kryeministrit shoshisin kandidaturat që mund të drejtojnë tash e tutje SHISH-in. Burime të besueshme bëjnë të ditur se, Fatos Nanos i duhet të paraqesë doemos brenda ditës së sotme, emrin e favoritit që do të cilësohet nga grupi i këshilltarëve si më i përshtatshmi. Ilir Gjoni, deputet në Parlamentin shqiptar, vjen i propozuar pas vlerësimit të punës dhe aftësive të tij, gjatë periudhës kur drejtoi Ministrinë e Rendit Publik. Ai u emërua në krye të dikasterit blu në 19 nëntor të vitit 2002. Një ditë më pas, ai u prezantua nga Kryeministri Nano në një ceremoni zyrtare të zhvilluar me këtë rast. Por, në më pak se një vit, Gjonit iu desh të gatiste valixhen për t'u shpërngulur nga Ministria e Rendit. Tenderi i pasaportave nuk la pa shkundur dhe pozitat e tij. Anipse nuk u cilësua si i implikuar drejtpërsëdrejti në skandal, Ilir Gjoni u konsiderua neglizhent, dhe për pasojë u ndëshkua me shkarkim, për t'ia lënë vendin Luan Ramës. Pas një mungese gati 2-vjeçare në Ministrinë e Rendit, ai u ftua nga drejtuesit aktual të saj në festën e Policisë, më 13 janar. Veç tij spikati dhe prania e ish-drejtorit të Policisë së Rendit, Veli Myftari, ish i burgosur në kuadrin e skandalit të pasaportave. Por, pas një 1 e gjysmë heqje lirie dhe një odiseje të gjatë gjyqesh, arriti të fitonte pafajësinë. Favori tjetër për kryetar i SHISH-it, Besnik Dervishi, nuk mbetet më prapa rivalit të tij, përsa i përket pasurisë së CV-së. Ai ka kryer për disa muaj detyrën e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, por më pas u shkarkua, për t'ia lënë vendin deputetit tjetër socialist, Bashkim Fino. Dervishi u emërua sakaq në detyrën e prefektit të Tiranës, të cilën e kreu deri pak ditë më parë. Javën e fundit të vitit që lamë pas, kandidati i dytë për t'i zënë vendin Hysenajt, u shkarkua sërish. Në vend të tij u emërua nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Mimi Kodheli. Besnik Dervishi mbeti i pezulluar, në pritje të një emërimi të ri. Të njëjtat burime shtojnë se deri më tash, Gjoni dhe Dervishi janë të vetmit favoritë të propozuar nga këshilltarët e Nanos. Por, nuk përjashtohet mundësia e daljes në skenë të ndonjë të treti, të piketuar nga vetë shefi i qeverisë.
Drejtuesi konsensual i shërbimit
Kujtim Hysenaj zgjidhet në krye të shërbimit inteligjent shqiptar në vitin 2002. Ka qenë një ndër drejtuesit e institucioneve, krerët e të cilëve janë zgjedhur me konsensus politik. Ardhja e tij në krye të SHISH-it ka sjellë, së pari, mungesën e konfliktit të shërbimit sekret me politikën. Reforma në institucion u ndje jo e pakët. Larg implikimeve partiake, institucioni nisi të ndërrojë formë pune. Hysenaj vinte nga fusha e diplomacisë dhe i dha një tjetër frymëmarrje shërbimit që vinte nga luhatjet jo të vogla të mëparshme. Bashkim Gazidede dhe Fatos Klosi, dy paraardhësit e tij, u bënë pre e politikës dhe viktima të tyre.
Kush ishte Kryeagjenti Hysenaj
Kujtim Hysenaj ka filluar karrierën e tij si diplomat dhe kontribues i ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. Pasi është diplomuar për gjuhën frënge në Tiranë, në vitin 1970 Hysenaj është emëruar në Ministrinë e Jashtme në Tiranë. Nga viti 1979 deri në vitin 1980, Hysenaj punoi si këshilltar në misionin e Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së dhe më pas Këshilltar Politik në ambasadën tonë në Paris. Në vitin 1985, ai e ka lënë këtë detyrë si këshilltar politik. Një vit më pas, më 1986, Hysenaj është emëruar ambasador i Shqipërisë në Beograd, detyrë kjo të cilën Hysenaj e ka kryer deri në vitin 1992. Pasi kthehet nga Beogradi, në vitin 1998 deri në vitin 2002, Kujtim Hysenaj ka punuar si këshilltar special në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe si drejtor i Drejtorisë
së Analizës dhe Prognozës. Gjatë luftës në Kosovë,
Hysenaj ka kryer detyrën e kryetarit të Grupit të posaçëm të Punës për Kosovën, e më pas këshilltar i jashtëm diplomatik i Kryeministrit. Në datën 20 nëntor 2002, Kryeministri Fatos Nano pas konsultimeve tri javore me Presidentin Moisiu, zgjodhi kandidaturën e Kujtim Hysenajt mes katër të tillëve, për t'u emëruar në krye të Shërbimeve Inteligjente Shqiptare. Në ceremoninë e prezantimit të tij në detyrën e shefit të SHISH-it, Kryeministri Nano është shprehur se, është bërë dhe përzgjedhja, tashmë zyrtare. Hysenaj, i cili vjen në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror me një përvojë të gjatë në drejtim, këshillim dhe menaxhim në sektorë përfaqësimi të atdheut në marrëdhënie ndërkombetarë. Hysenaj është qëmtuar si drejtor i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror për integritetin e lartë moral dhe profesional që zotëron dhe që ka afirmuar në marrëdhënie me detyrën, në marrëdhënie me ligjin, në marrëdhënie me njerëzit dhe në marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve kombëtare, me të cilët ka ushtruar detyrën e përfaqësimit dhe ka bashkëpunuar mbi bazën e saj”. T.S.