E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuper: Ronaldon nuk e largova unë

20/01/2005  

Ronaldo, gjatë kohës kur luante për Interin, kishte përsëritur shpesh herë se motivi kryesor i largimit të tij nga Interi kanë qënë raportet e këqija me teknikun e asaj kohe Hektor Kuper. Kuper ka qënë trajneri i Interit për dy vite me radhë dhe gjatë një konference për styp ka thënë se është përdorur nga Ronaldo për t`u transferuar tek Real Madrid. Tekniku, ka thënë për gazetën e përditshme Marca: “Ronaldo më ka thënë se nuk dëshironte të vahdonte më me Interin. Unë nuk mund ta besoja se ai nuk e dashuronte bluzën e Interit. Ai nuk u soll në mënyrën e duhur me mua“- ka thënë tekniku. Më pas ka vazhduar: “Dhe një ditë Ronaldo vendosi të mos luante më me Interin dhe më përdori mua për ta ndihmuar të arrinte transferimin tek Real Madrid- ka thënë Kueper që me këtë deklaratë ka prishur gjakrat e shumë tifozëve zikaltër-. Kisha thënë gjithmonë se nuk kisha probleme me Ronaldon, por, siç e shikoni ai është një futbollist tjetër tani respektivisht tre viteve më parë. Nuk ka dyshime që tashmë Ronaldo është më i fortë se në kohën kur luante me Interin”. Kuper tashmë është trajneri i Majorkës dhe do ta takojë Ronaldon këtë fundjavë në ndeshjen e “Santiago Bernabeut”: “Unë, sinqerisht, nuk kisha asnjë problem me Ronaldon. Unë nuk e mësova asnjëherë si cilat ishin problemet e tij tek Interi. Ai shpesh herë jepte deklarata në të cilat thoshte se unë nuk dëshiroj të luaj me Ronaldon në formacion. Dua të them se nuk kam qënë unë shkaku i vërtetë i largimit të Ronaldos nga Interi”. Në Milano tifozët e Interit e kanë me drejtuesit zikaltër, të cilët nuk kanë nuk arritur kurrë të formojnë një skuadër të madhe dhe në gjendje për të fituar trofe të rëndësishëm. Madje, edhe ata ultras e kanë humbur besimin tek presidenti Morati, i cili ka shpenzuar më shumë se 500 milion euro qysh kur është zgjedhur si president i Interit dhe megjithatë paratë e shpenzuara nuk kanë mjaftuar për të fituar të paktën një titull kampion. Interi ka qënë gjithmonë në qëndër të kritikave: është larguar Ronaldo dhe tek Real Madrid ka rigjetur formën e tj më të mirë, Krespo, që tashmë luan me Milanin u largua si i pavlefshëm. Pastaj nuk duhet të harrojmë largimin e Roberto Karlos, Andrea Pirlos, Klarenc Sedorf dhe mbi të gjitha çështjen aktuale Davids. Holandezi, që tek Barcelona ishte një nga futbollistët më të mirë tek Interi është në pankinë. Dhe në fundFabio Kanavaro. Mbrojtësi napoletan u shit për “çështje” të bilancit dhe tek Juventusi është kolona kryesore e mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›