Biaxhi: Jemi shumë të vonuar
16/05/2005 Krejt të ndryshme kanë qenë reagimet e shprehura pas garës nga ana e një prej pilotëve italian që morën pjesë në garën e La Manshit. Kështu, piloti i Hondas, Maks Biaxhi ka mbetur i kënaqur me pozicionimin në vendin e pestë, pavarësisht nga momenti i pakujdesisë gjatë “nxemjes”, i cili i ka kushtuar një rrëzim jo problematik. “Gara ishte shumë e bukur sidomos për sa i takon kushteve të vështira, në të cilat ndodhesha, ka thënë Biaxhi. Pas atij rrëzimi nuk isha në dijeni nëse do të isha i gatshëm për të vrapuar si më parë. Pra, ishte më e rëndë gjendja kur vesha përsëri kostumin sepse dhembjet ishin bërë shqetësuese. Sidoqoftë mendoj se gjatë garës nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me momentin e provave të lira dhe zyrtare. Asgjë e re nuk ka ndryshuar për ne, por tani duhet të shkundemi mirë sepse jemi shumë prapa nga rivalët tanë”.