E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interi siguron vendin e tretë

16/05/2005  Ka mjaftuar një gol i Kristian Vierit në minutën e 13-të, që Interi të fitojë ndaj Livornos dhe të sigurojë matematikisht vendin e tretë, ashtu si dëshironte trajneri Mançini në prag të ndeshjes. Ka përfunduar 1 : 0, në një “San Siro” gjysëm të boshatisur, pasi ndeshja ofronte shumë pak interes. Këtë gjë e kanë kuptuar edhe dy skuadrat në fushë, që pothuajse kanë zhvilluar një takim miqësor. Mançini hidhte në fushë Vierin e Kruzin që nga fillimi, duke lënë jashtë Martins e Adrianon, të lodhur nga Kupa e Italisë. Pikërisht dyshja e re titullare ka “gatuar” fitoren, sepse në minutën e 13-të Kruz ka ulur bukur me kokë për Vierin, i cili nuk e ka falur portierin Amelia. Goli, në vend që të hapte takimin, e ka mbyllur para kohe atë, sepse zikaltrit janë kënaqur dhe kanë menduar vetëm të kontrollojnë takimin, ndërsa miqtë nga Livorno kanë disa javë që e kanë mbyllur kampionatin dhe po presin pushimet e verës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›