Festimet “pushtojnë” Barcelonën
16/05/2005 Menjëherë pas rikthimit në qytetin katalanas, kampionët e rinj janë pritur nga një numër i madh tifozësh
Mijra tifozë të skuadrës së Barcelonës, kanë “pushtuar” rrugën e qytetit katalanas, për të festuar titullin e 17-të të skuadrës së tyre dhe rreth 8000 vetë kanë qenë të pranishëm në aeroport që në orët e para të mëngjesit, për të pritur rikthimin e skuadrës nga Valencia. Gjithashtu, të pranishëm në “superfestën” e organizuar nga klubi, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Spanjës, Hoze Luis Zapatero, i cili prej kohësh ka deklaruar se është një tifoz “i zjarrtë” i Barcelonës.
Rajkard: Lumturia në maksimum
Tajneri i Barcelonës, Frank Rajkard, ka ruajtur qetësinë e zakonshme, pavarësisht, se skuadra e tij ka fituar kampionatin, por ka theksuar se është “tej mase i lumtur për titullin e parë” dhe se “kjo fitore i dedikohej veçanërisht tifozëve të klubit”. Ky trofe është i pari për holandezin në pankinën e një klubi, por ai ka deklaruar se për këtë falenderon lojtarët dhe mbështetësit e skuadrës. “Në këto momente lumturia është në maksimum. Jam i lumtur për lojtarët, presidentin dhe të gjithë ato që na kanë mbështetur në mënyrë fantastike gjatë gjithë sezonit. Jemi një grup shumë i bashkuar. Kjo na bën shumë të fortë dhe kur Barça është e fortë, atëherë askush nuk mund të na mposhtë. Kjo fitore i dedikohet të gjithë tifozëve. Na kanë mbështetur në mënyrë të pabesueshme. Falë lojës që ka zhvilluar skuadra, tani ata janë shumë të lumtur. Festa do të jetë veçanërisht për ata”.
Laporta: Vazhdojmë të bëjmë historinë
Presidenti i klubit, Hoan Laporta, nuk e ka fshehur aspak gëzimin e tij dhe pas gjashtë vitesh tashmë ka arritur të sigurojë edhe trofeun e parë të Primera Division. “Është një ndienjë shumë e bukur që shpërblen punën tonë gjatë gjithë sezonit. Kemi krijuar një grup shumë të fortë dhe shpresojë se do të vazhdojmë të jemi të lumtur edhe gjatë viteve të ardhshëm. Por, më e rëndësishmja për ne është se Barcelona po vazhdon të bëj historinë. Fansat duhet të jenë shumë të lumtur me këtë fakt. Të dielën e ardhshme do të kemi një ndeshje në stadiumin dhe shpresojë se festimet do të vazhdojnë edhe atje. Kemi një skuadër relativisht të re, prandaj ky është një projekt me afat të gjatë. Jam i sigurtë se me njerëz si Çiki Bergiristan dhe Frank Rajkard do të vazhdojmë të fitojmë. Frank Rajkard meriton të gjitha lavditë e kësaj fitore. Ai është një person shumë i mirë dhe një profesionist në punën e tij”.
Eto: Realizimi i një ëndrre
Samuel Eto ka theksuar, se ndeshja kundër Levante ishte pikërisht “ashtu si e kisha ëndërruar”, pasi goli i realizuar nga kamerunasi i dhuroi trofeun e 17-të skuadrës së Barcelonës. “Mund të quhet një ëndërr, sepse unë realizova golin që na çoi drejt titullit. Edhe përpara takimit kisha deklaruar, se dëshiroja të bëja diçka të tillë dhe ia arrita qëllimit”- deklaroi ai. “Jemi një grup shumë i ri dhe jemi përgatitur shumë për të qenë ndër më të mirët. Tashmë duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në nivelet më të larta. Por, kjo nuk është vetëm merita jonë, pasi duhet të falenderojmë të gjithë ata, që na kanë mbështetur gjatë këtij sezoni .”
Çiki: E meritonim titullin
Drejtori teknik i Barcelonës, Çiki Begiristan, i cili ka punuar shumë përkrah trajnerit Rajkard gjatë sezonit, ka deklaruar se Barcelona është skuadra më e mirë dhe se fitimi i trofeut ishte diçka e paevitueshme. “E meritonim titullin. Kemi punuar shumë për ta arritur atë. Pritej që kjo skuadër të triumfonte dhe ne e treguam, gjatë gjithë kohës, se jemi në gjendje të përballojmë presionin. Atmosfera ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë sezonit. Kemi zhvilluar ndeshje spektakolare dhe kemi fituar njëkohësisht. Kjo është diçka që askush nuk mund ta mohojë. Gjithmonë kam menduar se ishim në gjendje të fitonim kampionatin. Është e rëndësishme të punosh shumë, por skuadra ka treguar se është në gjendje të kalojë çdo situatë. Duhet të pranojmë se Reali na vendosi nën presion gjatë ndeshjes së fundit, por kjo gjë i shton më tepër bukuri fitores sonë. Morëm trofeun e parë dhe tashmë shpresojmë të marrim shumë të tjerë. Ky mund të jetë fillimi i një epoke”.
Eufori bavareze
Bajerni i Mynihut ka festuar shumë tituj në historinë e klubit, por rrallë herë janë parë të reagojnë në mënyrë kaq euforike dhe të papërmbajtshme si këtë vit.
Pasi, lojtarët e Bajernit kanë marrë në dorë kurorën, kanë festuar për disa orë së bashku me fansat e tyre, ndërkohë që trajneri i tyre Feliks Magath është shprehur:
“Jam krenar që jam trajner i Bajernit, një prej klubeve më të mirë në botë. Ju premtoj se ky nuk do të jetë titulli i fundit që do të festojmë së bashku.” Siç është bërë zakon, skuadra kampione pas fitores së titullit hipën në ballkonin e bashkisë së qytetit dhe që prej andej përshëndet turmën e madhe të tifozave, që gjenden poshtë tyre duke festuar. Kështu edhe kampionët bavarezë bënë po të njëjtën gjë, por duke improvizuar një skenë prej hekuri, pasi ballkoni i Bashkisë së Mynihut ishte në rindërtim. Aq më tepër ata kanë falenderuar fansat e tyre, të cilët nuk janë larguar për asnjë çast edhe pse nën “shoqërinë” e shiut. Menaxheri Uli Hënes ka qenë i pari, që ka dalë përpara tifozëve, duke u shprehur: “Pas një viti zhgënjyes si ai 2004, jemi krenarë që jemi kapmionë të Gjermanisë, madje kemi luajtur një rol të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampioneve.” Menaxheri nuk ka harruar të përmendë edhe sfidën e fundit për këtë sezon, Kupën e Gjermanisë, kundër Shalkes. “Ne gjendemi në finale të Kupës dhe në emër të skudrës iu premtoj se kemi për ta fituar edhe atë trofe. Nuk mund të ndodhë që Shalke të na mundë për të tretën herë gjatë këtij sezoni’ – vazhdon i sigurt Hënes. Përsa i përket lamtumirës që Bajerni i dha stadiumit të tyre legjendar “Olympiastadion”, ky i fundit ka shtuar: “Sa e bukur ka qenë periudha 33-vjeçare, që ne kaluam në Olympiastadion, aq të lumtur ndihemi që tashmë do të luajmë në një nga stadiumet më të bukura në botë, Allianz Arerna”. Pas Hënesi kanë folur me radhë të gjithë “aktorët” bavarezë, dhe Sebastian Daisler ka bërtiturme fort nga të gjithë të tjerët: “Ne jemi kampionët.” Në mbyllje të festimeve para bashkisë, Uli Hënes e ka marrë edhe një herë fjalën, duke u shprehur: “Ju faleminderit të gjithëve. Shpresoj që vitin tjetër të gjendemi po këtu me një titull tjetër në dorë. Jam i bindur se këtë do ta arijmë patjetër, së bashku me ju”.