Nëna e të vrarit qëllon avokatët në gjykatë

03/06/2005 "Vrasësit" e Sades, vendimi për të dënuar me 25 vite autorët shoqërohet me dhunë
"Nëse s'dënohen autorët me burg përjetë do zhvarros djalin e do e çoj te presidenti"
TIRANË – "Në rast se ju nuk do të jepni dënimin maksimal për dy kriminelët, unë do të zhvarros djalin dhe do ta dërgoj tek Presidenti". Kjo deklaratë u bë dje në sallën e gjyqit nga nëna e viktimës Genci Sade, për vrasjen e të cilit dje u dënuan me nga 25 vite burg, Arlind Hyseni dhe Florin Muça. Arlind Hyseni u hetua dhe gjykua në mungesë, ndërsa Florin Muça ka qenë i arrestuar, por jo i pranishëm në sallën e gjyqit. Familjarët nuk ishin dakord me vendimin e gjykatës për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Sipas akuzës, të pandehurit vranë 22-vjeçarin Genci Sade, pasi u futën në shtëpi për ta vjedhur, plagosën rëndë dy prindërit e tij, Myzafer dhe Hatixhe Sade. Por gjykata saktësoi se të drejtën për të kërkuar gjykim të shkurtuar e kanë të gjithë të pandehurit në bazë të ligjit. Seanca për dhënien e vendimit kundër të pandehurve Florin Muça dhe Arlind Hyseni, akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen, është shoqëruar me veprime të dhunshme nga ana e familjarëve. Objektiv i tyre ishin avokatët mbrojtës. Por nuk mbetën pas edhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të lexojnë vetëm dispozitivin e vendimit. Vendimi për të dënuar me nga 25 vite burg të pandehurit Florin Muça dhe Arlind Hyseni, ka sjellë dhunë nga familjarët. Ndërsa të padëshiruar për ta në sallën e gjyqit ishin avokatët mbrojtës. Ferdinand Doja, Klojda Dashi dhe Gëzim Allaraj, të ndodhur mes një skene të dhunshme, vendosën të mos e lexojnë mbrojtjen për të pandehurit. Për të pandehurit, prokurori kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm. Por gjykata që në fillim pranoi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e kanë pranuar akuzën që në seancën e parë. Madje, vetë prokurori u shpreh se i pandehuri që ndodhet i arrestuar, Florin Muça, ka shpjeguar me hollësi të gjitha detajet e ngjarjes, duke pranuar gjithçka.
Nëna
Nëna e viktimës Genci Sade, vrarë natën e 12 korrikut të vitit 2004, nuk dëshironte të dëgjonte fjalën e mbrojtësve në proces, duke lëshuar në drejtim të tyre një mori fjalësh fyese. Seanca i kaloi caqet e normales. Ndërsa trupi gjykues bënte thirrje për qetësim dhe për të respektuar ligjin në sallën e gjyqit, familjarët kundërshtonin, duke dashur të largojnë avokatët. "Jeni kriminelë. Unë jam avokate e tim biri. Unë e kam parë duke vdekur. Nuk do të pranoj vendimin e gjykatës, do të marr hakun e djalit". Këto fjalë dilnin nga goja e Hatixhe Sades, e cila natën e 12 korrikut, teksa mbeti e plagosur nga plumbat e automatikut që përdorën të pandehurit, pa duke dhënë shpirt të birin vetëm 22 vjeç. Familjarët nuk ishin dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar, pranuar nga ana e gjykatës. Ata ironizonin gjykatën duke thënë: "Vazhdoni të mbroni kriminelët. Unë do të vras gjithë sallën e gjyqit dhe do të pendohem për këtë gjë. Ju, nuk do të më jepni dënimim maksimal, por do të më lironi". Teksa shprehej me këto fjalë, nëna e viktimës vazhdoi duke sharë e ofenduar trupin gjykues.
Policia
Për të normalizuar situatën në sallën e gjyqit, u futën edhe policët e togës së shoqërimit, por ishte e kotë. Nëna e djalit nuk priti as të dëgjojë vendimin që lexohej nga gjyqtari Kreshnik Omari. Ajo iu drejtua avokatëve duke i qëlluar edhe me shishe uji. Në këtë rast, policia ndërhyri duke e nxjerrë jashtë sallës, por familjarët e tjerë u irrituan. Situata u vështirësua. Ndërkohë, gjyqtari Kreshnik Omari arriti të thoshte vetëm vendimin përfundimtar, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme. Kërcënimet vazhduan edhe jashtë. Nëna e djalit tha se do të merrte hak. Tha se nuk do të ngopej pa i parë të vdekur dy të pandehurit.
Ngjarja në korrikun e vitit të kaluar
Më 12 korrik 2004, rreth orës 02.00 pas mesnate, dy të pandehurit Arlind Hyseni dhe Florin Muça, kapërcejnë kangjellat e shtëpisë ku banonte viktima Genci Sade, në rrugën që njihet me emrin "Frigoriferi". Ishin komshinj dhe njiheshin prej vitesh. Muça dhe Hyseni, kur bënë planin për të hyrë në shtëpinë e viktimës, menduan të armatoseshin. Kështu, Muça mbante në dorë një pistoletë dhe Hyseni një automatik. Jo vetëm kaq, por ai që planifikoi vjedhjen porositi shokun të merrnin edhe litar për të lidhur pjesëtarët e familjes Sade. Me vete morën edhe një thes për t'i futur brenda, në rast se do të mundeshin. Pra gjithçka ka qenë e pregatitur më së miri. Sipas akuzës, të pandehurit e dinin që djali i familjës Sade merrej me shitjen e celularëve dhe kishte lekë në shtëpi. Kështu pa e ditur vendin se ku ndodheshin paratë, të maskuar futen në banesë. Kishin menduar të kontrollonin me imtësi të gjitha dhomat. Por, fatkeqësisht u diktuan nga familjarët. I pari që u del përpara është viktima Genci Sade, i cili i njeh. Ai i kap automatikun të pandehurit Florin Muça, i cili është shprehur se ka qëlluar në ajër, pasi e ka mbushur. Po sipas deklarimeve të tij, Arlind Hyseni, që gjykohet në mungesë, ndryshe nga pakti që bënë për të mos vrarë njeri, ka qëlluar direkt mbi trupin e Genci Sades, duke e lënë të vdekur në vend. Të plagosur mbetën në këtë ngjarje tragjike edhe prindërit e Genci Sades, Hatixhe Sade dhe Myrteza Sade.