E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimi, deklarimet e Riza Ballës nuk njihen nga gjykata

03/06/2005  TIRANË – Projektuesi i minës me telekomandë, që u vu po nga ai vetë në hyrje të stadiumit "Roza Haxhiu" në Lushnjë, edhe pse i vdekur, nuk do të ndihmojë organin e Prokurorisë për të shtuar një provë në dosjen e grupit të "Lushnjës". Vendimi i djeshëm i gjykatës i dha të drejtë avokatëve mbrojtës në këtë drejtim, të cilët që në seancën e parë pretenduan se Riza Balla ka qenë person ndaj të cilit janë kryer hetime si dhe një nga personat që ka ndihmuar prokurorinë me prova. Kështu, deklarimet e Riza Ballës në fillim të vitit 2000, nuk do të futen në fashikullin e gjykimit në Gjykatën për Krime të Rënda. Po dje, gjykata nuk ka pranuar të marrë si provë deklarimet e Riza Ballës, dhënë para Gjykatës së Elbasanit kundër të pandehurve. Balla u deklarua i vdekur nga gjykata, ndërsa Prokuroria pretendoi të lexonte deklaimet e tij dhënë në policinë gjyqësore pas vendosjes së bombës në stadiumin e Lushnjës. Balla, ish-ushtarak me banim në Elbasan, sipas akuzës është paguar nga pjesëtarët e grupit të Lushnjës për të ndërtuar bombën me telekomandë, e cila ishte bërë enkas për të eliminuar shefin e komisariatit, Sinan Meta. Por është pikërisht ky person, që, pasi bëri veprimin e parë, montoi bombën dhe në momentet e fundit ndihmoi në çaktivizimin. Gjithçka ka qenë enigmë si fillim, por më pas është zgjidhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›