Biberaj: Jam pro ligjit të dosjeve
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka paraqitur dje disa argumente, të cilat e rendisin atë pro ligjit të lustracionit.
"Kam votuar ligjin, sepse është një qëndrim politik i Partisë Demokratike", është shprehur Biberaj, duke dhënë në këtë mënyrë argumentin e parë në favor të tij. Pika tjetër, që e detyron Biberajn të pozicionohet në krahun e shumicës parlamentare, është fakti se ai ka qenë një ndër relatorët e këtij drafti. "Ai është një ligj të cilin e kam hartuar edhe unë, kështu që ky është një tjetër argument pse jam pro tij", u shpreh Biberaj. Deputeti i Tropojës thekson se ligji i dosjeve nuk ka lidhje me vendimin e nënkryetares së PD-së për ta larguar atë nga delegacioni që përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Evropës. "Nuk ka lidhje zëvendësimi im me ligjin e dosjeve. Kam votuar ligjin, sepse është një qëndrim politik", tha ai. Edhe pse gjakrat nga përplasja Topalli-Biberaj janë paksa të ftohura, deputeti Biberaj theksoi se do t‘i shkonte deri në fund konfliktit që i solli atij pezullimin nga pozicioni i kryetarit të delegacionit shqiptar në KE. Pretendimet se kontaktet e fundit me Terri Devids për çështjen e dosjeve sollën shkarkimin e tij, deputeti Biberaj i ka hedhur poshtë, pasi ai u shpreh se ka mbi 3 muaj që nuk është takuar me Terri Devids.